Debat në GJKKO për dosjen “Partizani”, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin, reagon Malltezi

Shqipëria

Debat në GJKKO për dosjen “Partizani”, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin, reagon Malltezi

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 13:30
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në nisje të seancës gjykata vendosi caktimin e ekspertëve për të kryer aktin e ekspertimit për dëshmitarin Isa Tare, nëse vuan nga ndonjë sëmundje që mund të ndikojë në dëshmi, dhe kur u mor në pyetje në vitin 2022 a vuante nga ndonjë sëmundje.

Dëshmitari i parë ishte Rolando Llazari, i cili në periudhën 2002-2011 ka qenë i punësuar në strukturat administrative/pronësore të ministrisë të ministrisë së Mbrojtjes.

I pyetur nga SPAK nëse klubi partizani ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura, u shpreh se zyra e tij nuk ishte në dijeni pasi nuk ishte kompetencë e saj.

SPAK kërkoi kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë, ndërsa Malltezi tha se prokuroria e ka gënjyer dëshmitarin sepse nuk i ka vënë në dispozicion planin e përhapjes.

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kundërshtim të pjesshëm.

Gjatë seancës së sotme janë edhe 4 dëshmitarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat