Babai aksidenton vajzën e tij të mitur në Kurbin

Shqipëria

Babai aksidenton vajzën e tij të mitur në Kurbin

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 21:25
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë aksidentale me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur sonte në Malbardh të Kurbinit.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 19:50, shtetasi B. A. (45), duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij trevjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga goditja, e mitura ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat