Pandemia ka futur frikë ekzitenciale, duke shtuar dhunën në familje

Sociale

Pandemia ka futur frikë ekzitenciale, duke shtuar dhunën në familje

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 17 mars 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Krizat  janë të përshtashme për manipulime kur i kemi sistemet e lënduara nga krizat e përgjithshme. Kur sistemet lëndohen që është rasti më pandeminë globale, secili njëri lufton më krizën në mënyrën e vet, duke tërhequr pas veti edhe pasojat. Edhe mungesa e informacioneve së kur do të kemi përfundim të krizës më korona virus, dhe dezinformatat që po qarkullojnë në rrrjete të ndryshme sociale lidhur më këtë temë, e bën edhë më të vështirë situatën.

E gjithë popullata ka pësuar lëndime ekonomike deri te ato shpirtërore, të cilat nuk do të mbesin pa pasoja kur nuk e kemi më pandeminë. Ky virus ka futur frikë të madhe ekzistenciale për shkak edhe të gjendjes gjithnjë e më te keqe ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Të rëndë situatën e bëjnë në shtet, kur struktrurat udhëheqëse politike janë të dobëta, janë të pa invencion, të pa organizuara, dhe të paditura për situata të tilla emergjente. Duket se kjo pandemi ka ndikuar në ndarje të shoqërisë, në përcaktimet politike dhe në kategorizim sidomos të atyre që po jetojnë dobët. Në këtë situatë të pasosur të pandemisë njerëzit kanë filluar të jetojnë më halucinacione deri të nivelit ekstrem, duke besuar në gjëra që shumë pak kan lidhje me realitetin e krijuar me shfaqjen e pandemisë.

Njerëzit duke u ndjerë të rrezikuar fillojnë me humbur edhe besueshmërinë në organe të shtetit, pikërisht në efikasitetin e tyre si previntivë. Gjithnjë e më shumë po flitet për shifrat e larta të atyre të cilët janë duke kërkuar ndihmën e psikologut.

Pandemia ka ndikuar keq në gjendjen shpirtërore të njeriut. Nuk janë duke ndikuar hiq mirë shumë rrjete sociale në këtë drejtim, me plasimin e gjysmë të vërtetave apo edhe rrenave. Kjo po e vështirëson gjetjes së rrugës me efikase të daljës nga kriza pandemike dhe krizat tjera. Kjo frikë nga virusi, ka ndikuar edhe në planifikimet  e caktuara brenda familjare, si është shkollimi për fëmijët e tyre, sigurimi i të mirave materjale, krijimi i kushteve për shkollim, gjetja e një vendi të punës dhe kryerjen e shumë obligimeve tjera familjare. Mos mundësia e përballimit të te gjitha këtyre nevojave, edhe ka shtuar dhunën në familje, deri të aktet më të rënda. Vendet e varfëra si Kosova nuk kanë mundësi të hartimit të ndonjë plani konkret për zbutjen sado pak të situatës së rënduar tash e një vit me COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat