“E masakroi me sfurk”- Babai i vrau gruan, Fation Hoxha rrëfen momentet e tmerrit: Ajo po gatuante në banjo, ai shqeu derën dhe …

Sociale

“E masakroi me sfurk”- Babai i vrau gruan, Fation Hoxha rrëfen momentet e tmerrit: Ajo po gatuante në banjo, ai shqeu derën dhe …

Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Fation Hoxha ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur momentin kur babai i tij, Xhevahir Hoxha masakroi bashkëjetuesen e tij, Merushen dhe më pas vari veten.

Ai tregoi se në momentin kur iku për punë, babai i tij po ruante dhentë. Pasi shkoi të punonte një arë me zetor, jo shumë larg banesës së tij, i ati duke përfituar nga rasti ka shyqer derën e banesës dhe ka masakruar Merushen me sfurk.

“U ngritëm në mëngjes, babai po zinte raki mbrapa shtëpisë. Nga ora 09:30 shkova të ndez pompën, sepse s’më linte të merrja ujë e drita tek shtëpia, e merrja tek shtëpia e një kushëriri. Kur e fika pompën, babai iku me dele, se kishte bagëti. Merushja po bënte bukën, më tha ha njëherë e pastaj ik. S’më linte të ikja pa ngrënë, më pas ika për punë.

Sa fillova të punoj me zetor, më merr në telefon xhaxhai më tha që po bërtet nusja, po qan. Duke ardhur në shtëpi, shikova babin që po ikte me vrap, për tu varur. I bija telefonit të Merushes nuk e hapte, e mora me mend se çfarë kishte ndodhur. E ka vrarë me sfurkë, babai kishte shqyer dyert, po gatuante në banjo.

E ka hyrë brenda me forcë e ka gjetur, e ka masakruar. Nuk renda pas babait, nëna po vinte vërdallë nuk bëri asgjë”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat