"Aty ku je nis dërgo zemrën përpara se ta dërgosh veten.."/ Infermierja nga Gjakova bëhet zëri i familjes që jetonte në mjerim

Sociale

"Aty ku je nis dërgo zemrën përpara se ta dërgosh veten.."/ Infermierja nga Gjakova bëhet zëri i familjes që jetonte në mjerim

Nga: M.L. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:05
Shtëpia e familjes Morina

Familja 6 anëtarësh e I. Morinës nga fshati Shqiponjë e Gjakovës deri tash jetonte në kushte të mjerueshme.

Kjo familje duket sikur ishte harruar nga institucionet vendore derisa një ditë në derën e saj trokiti infermieria-mami nga Gjakova, Adelina Puka së bashku me dy kolege të saja.

Puka në një postim në profilin e saj në Facebook ka treguar se si këtë familje e kishin gjetur pa kushtet elementare për jetesë.

“Gjate vizitës vëzhgova që shtëpia kishte vetëm dy dhoma dhe asgjë tjetër ..nuk kishte ujë ..banjo etj 😔

Shikoja fytyrën e asaj nane të buzëqeshur dhe se e dinte zemra e saj se çka fshihej pas buzëqeshjes, vëzhgoja fëmijët si qenie e pafajshme dhe se ato ngjyra të syve reflektonin në heshtje me kërkesën NDIHME”, shkruan infermierja.

Me të parë gjendjen, Adelina Puka dhe dy koleget e saj kishin vendosur që të bëheshin zëri i kësaj familjeje duke kërkuar ndihmë në emër të saj. Për fat të mirë, sensibilizimi qytetarë nuk mungoi dhe familjes Morina iu renovua shtëpia.

Postimi i plotë i Adelina Pukës:

"Aty ku je nis dërgo zemrën përpara se ta dërgosh veten.."

Do ta ndaj bashkë me ju storien e suksesit nga programi i Vizitave në Shtëpi në fshatin Shqiponjë.

Me dt 08.10.2022 së bashku me dy infermiere vizituam familjen e zotëri I.Morina, familje 6 anëtarësh me kushte jo të mira ekonomike dhe njihërit fëmijë me kalendar të boshatisur të vaksinave.

Gjate vizitës vëzhgova që shtëpia kishte vetëm dy dhoma dhe asgjë tjetër ..nuk kishte ujë ..banjo etj 😔

Shikoja fytyrën e asaj nane të buzëqeshur dhe se e dinte zemra e saj se çka fshihej pas buzëqeshjes, vëzhgoja fëmijët si qenie e pafajshme dhe se ato ngjyra të syve reflektonin në heshtje me kërkesën NDIHME .

Me kaploj një dhembje që nuk dija ta definoja saktësisht se ku ishte me e dhimbshmja.

Dola përball zotrisë dhe u betova që do ta ngris zërin për ndihmë me gjithë fuqinë që kam.

Kontaktova grupin e grave BFGj në krye me Arta Maloku Dyla si dhe shoqatën Bereqeti Dega - Gjakovë në krye me hoxhë Abdurrahman Bejtullahu .

Dy aleate të fortë që me iniciativat dhe me ndihmën e bamirsëve u bashkuan dhe sollën mrekullinë për këte familje.

Me një përulje falënderuese për të gjithë ju që dëgjuat zërin tonë si infermiere e V.Sh. paqi uratën e zotit 🙏

U shpërblefshi 👏👏👏👏👏

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat