Partia e Fortë sapo e ka lansuar spotin publicitar të fushatës me këngën “Do të bëhem milioner” para pak minutave në një promovim special!
Sipas nënkryetarëve të këtij subjekti Partia e Fortë rikthen këngën Do të bëjemi milionerë si himn të Partisë dhe politikës në Kosovë prononcohet nënkryetari Valon Badivuku. Ata poashtu prezantojnë konstanten TAG si një konstante për arritjen e milionave.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë, dy nënkryetarët e Partisë së Fortë kanë promovuar këngën përfaqësuese të këtij subjekti politik.
Sipas tyre, kënga Do të bëhemi milionerë reflekton shpirtin e Partisë pjesë e të cilës janë.