Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët presin deri në dy orë

Aktuale

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët presin deri në dy orë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat gjatë fundvitit, kjo pasi shumë bashkatdhetarë  shfrytëzojnë pikat kufitare Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolonat në hyrje të pika kufitare Dheu i Bardhë arrijë deri në 350 metra, pritja në këtë vendkalim kufitar është deri dy orë.

Pikat tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk ka fluks të madh të veturave deri tani.

Hyrja dhe dalja nga Kosova mund të bëhet nga 3 deri në 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat