​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Aktuale

​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 16:43
Ilustrim

Në disa rrugë që shpien drejt pikave të kalimeve kufitare aktualisht ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të reshjeve të borës.

Këto janë rrugët Prishtinë-Mutivodë dhe Podujevë-Merdare, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Teksa në të gjitha rrugët tjera që shpien drejt pikave të kalimeve kufitare janë të kalueshme dhe nuk ka kushte ngrice, prani të mjegullës apo rrëshqitje dheu.

Ndryshe, fluksi në të gjitha pikat e kalimeve kufitare është i qetë dhe nuk ka pritje të qytetarëve me automjete në radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat