Michael B. Jordan do ta bëjë regjinë e filmit të tretë “Creed”

Filma

Michael B. Jordan do ta bëjë regjinë e filmit të tretë “Creed”

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Michael B. Jordan

Aktori i filmave “Creed”, Michael B. Jordan, do ta bëjë regjinë e vazhdimit të tretë të këtij projekti. Kështu ka bërë të ditur kolegia e tij në film, Tessa Thompson.

Në një intervistë të fundit, aktorja e cila po e promovonte filmin e saj të ri, “Sylvie’s Love”, e konfirmoi debutimin regjisorial të Jordanit.

Thompson, e cila në “Creed” e luan rolin e këngëtares Bianca, njëherësh e dashura e personazhit kryesor në film, u pyet se çfarë mendon për titullin e ri të Michael B. Jordanit si “Burri më seksi në botë”. Duke bërë shaka, aktorja tha se do të shtiret kinse nuk ka ndodhur asgjë, pasi shumë shpejt ata do ta fillojnë punën rreth vazhdimit të tretë të filmit “Creed”.

“Ai do të bëjë regjinë e filmit të ardhshëm. Dhe kur të më drejtohet mua si regjisor, do të shtirem kinse nuk di asgjë. Thjeshtë do t’i them ta ul pak dozën e atraktivitetit”.

“Creed” bazohet në filmat hit të Sylvester Stallones “Rocky”. Vazhdimi i tretë i këtij projekti e vazhdon historinë e “Creed II” i cili u lansua në vitin 2018, me regji të Steven Caple Jr. dhe skenar të shkruar nga ylli hollywoodian, Stallone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat