Profeti im, Gjergj Kastrioti

Opinione

Profeti im, Gjergj Kastrioti

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:24
Petrit Dibrani

Nga Prizreni e Prishtina, në Krujë, Tiranë, Lezhë e Peshkopi, nga Shkupi, Dibra e Kërçova, deri në Gjakovë, Gjilan, Preshevë, Tuz e Ulqin, e më tej në sheshet e Evropës dhe përtej oqeanit në Amerikë, figura e Gjergj Kastriotit na del përpara kudo. 

Kjo prani e pandalshme nuk është rastësi, por gjurma e përjetshme e burrit që i dha frymë, jetë dhe dinjitet kombit tonë.

• Shtylla e bashkimit arbëror!

Përtej çdo dallimi krahinor apo fetar, ai mbetet drita jonë udhërrëfyese, simboli i qëndresës dhe besa që i mbajti trojet shqiptare të bashkuara në ditët më të errëta.

• Mburoja e Evropës!

Shtatoret dhe bustet e tij në Romë, Bruksel, Londër, Gjenevë, Vjenë, Budapest e deri në Gjermani e Itali (tek arbëreshët tanë), dëshmojnë se bota e njohu si strategun e pamposhtur që mbrojti lirinë dhe dinjitetin e të gjithë qytetërimit evropian.

• Krenaria në Amerikë dhe Kanada!

Nga statuja madhështore mbi kalë në Roçester Hills të Miçiganit, monumentet në Nju Jork e deri te bustet në Kanada, ai qëndron si roje e (IDENTITETIT SHQIPTAR) në tokën e Lirisë, duke u bërë zëri i gjakut, Flamuri i bashkimit të Mërgatës dhe kujtesa e gjallë e rrënjëve tona për brezat që rriten larg atdheut.

Çfarë thonë Evropa dhe Amerika për të?

Për filozofët, poetët, historianët dhe udhëheqësit e Evropës dhe Amerikës, Gjergj Kastrioti është simbol i lirisë, gjeni i strategjisë ushtarake, burrështetas i madh dhe shpëtimtari që mbrojti vendin e tij dhe shpëtoi kombin nga pushtuesit e kohës, duke thyer furinë e Perandorisë Osmane, gjakatare e vrastare dhe gjenocidiale (superfuqisë më të madhe ushtarake të shekullit XV, në beteja legjendare si Torviolli, Albulena dhe rrethimet e pathyeshme të Krujës) dhe duke mbrojtur trojet e tij edhe përballë, 

Perandorisë Detare të Venedikut (Republikës së Venedikut). 

Bota e përjetësoi në qindra libra, poema e opera, duke nisur nga vepra monumentale e Marin Barletit e deri te penat më të njohura të Evropës e Amerikës: si "Dragoin e Arbërit", mbretin e pakurorëzuar që me një grusht luftëtarësh i bëri ballë çdo perandorie që synoi të zhbënte Arbërinë. 

Për Evropën ai mbeti diga e pathyeshme që shpëtoi kontinentin nga pushtimi, ndërsa për Amerikën dhe botën e lirë, figura e tij mishëron luftëtarin ideal të lirisë dhe të drejtës dhe dëshminë e gjallë se një komb i vogël bëhet i pamposhtur kur ka në krye një Udhëheqës me shpirt hyjnor, i dërguar ng Zoti.

Sa herë e takojmë në sheshet e botës, nuk shohim thjesht bronz të ftohtë, por vetë shpirtin e gjallë, krenarinë dhe frymën e pavdekshme të Kombit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat