“Nomadland” fitoi 4 çmime nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit

Filma

“Nomadland” fitoi 4 çmime nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:16
Foto Ilustrim

Filmi i Chloe Zhao “Nomadland” ka fituar katër çmime në Shoqatën Kombëtare të Kritikëve të Filmit.

Ky sukses i arritur në mbledhjen e 55-të të kësaj organizate, u kurorëzua me çmimin për fotografinë më të mirë, kinematografinë më të mirë, regjisoren më të mirë dhe aktoren më të mirë.

Frances McDormand ka fituar atë të aktores më të mirë ndërsa Zhao atë për regjisorin më të mirë.

Maria Bakalova fitoi çmimin e aktorës më të mirë në rol dytësor, në filmin “Borat Subsequent Moviefilm” dhe Paul Raci për “Sound of Metal”.

Ndërsa, Delroy Lindo fitoi çmimin për aktorin më të mirë me rolin e tij në “Da 5 Bloods”.

Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit përbëhet nga 50 kritikë të filmit nga e gjithë SHBA-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat