Fillojnë xhirimet e sezonit të gjashtë të serialit “Peaky Blinders”

Filma

Fillojnë xhirimet e sezonit të gjashtë të serialit “Peaky Blinders”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:02
Seriali “Peaky Blinders”

Peaky Blinders është ndër serialet më të shikuara nga audienca e gjerë.

Tashmë është raportuar se së shpejti do të vijë edhe sezoni i gjashtë, por për shkak të pandemisë coronavirus puna është shtyrë, shkruan Daily Mail.

Derisa u planifikuan në mars të vitit 2020, tashmë thuhet se xhirimet do të fillojnë se shpejti.

BBC ka konfirmuar sot (e hënë) se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit, duke bërë kështu që ketë më shumë përkushtim.

Duke u bazuar në disa spekulime të fansave, flitet se historia e kësaj të fundit do të jetë më ndryshe nga çka janë mësuar të shohin.

Ndërkohë, producenti i filmit, Tommy Bulfin, ka thënë se është shumë i lumtur që kanë staruar me xhirime.

“Ne jemi të lumtur për fillimin e sezonit të gjashtë, jemi falënderuar që të gjithë që kanë punuar”, u shpreh ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat