Pse Ballkani i Hapur ishte problematik për shtetet e rajonit?

Opinione

Pse Ballkani i Hapur ishte problematik për shtetet e rajonit?

Nga: Ejup Berisha Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 19:54
Ejup Berisha

Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të mund të dominonin

Pabarazia ekonomike Serbia, si ekonomi më e madhe, mund të ketë përparësi ndaj ekonomive më të vogla të rajonit.

Ndarja e rajonit për shkak se në të u përfshinë vetëm tre shtete dhe jashta  mbetën tre shtete si  Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Shqetësimi nga dominimi ekonomik, ekzistonte shqetësimi se pesha ekonomike e Serbisë mund të shndërrohej edhe në ndikim më të madh politik.

Dublimi  institucional. Ballkani i Hapur barazohej me Procesin e Berlinit dhe Tregun e përbashkët pajonal.

E perspektiva evropiane insiston që bashkëpunimi rajonal duhet të shërbejë si rrugë drejt BE-së dhe jo të krijojë një proces paralel integrimi. Problemi nuk është bashkëpunimi ndërmjet shteteve, por mënyra se si organizohet ai.

Integrimi evropian duhet të jetë objektivi i përbashkët, ndërsa bashkëpunimi rajonal duhet të jetë instrument për arritjen.

Pse Ballkani i Hapur nuk mund të jetë alternativë më e mirë se Procesi i Berlinit?

Sepse nuk arriti të përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk krijoi një bazë të përbashkët bashkëpunimi për të gjithë rajonin. Për më tepër, bashkëpunimi ekonomik, sado i rëndësishëm të jetë, nuk mund ta zëvendësojë procesin e reformave politike, institucionale dhe demokratike që kërkon integrimi evropian. Procesi i Berlinit ofron një kornizë më të gjerë, më gjithëpërfshirëse dhe më të lidhur me perspektivën evropiane.

Në thelb, Ballkani nuk ka nevojë për iniciativa që e ndajnë rajonin në grupe të ndryshme, por për bashkëpunim të barabartë të të gjitha shteteve, me një qëllim të përbashkët: anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat