“21001 ditë”, filmi me metrazh të shkurtër nga dy të rinjtë shqiptarë, kushtuar gjakmarrjes

Filma

“21001 ditë”, filmi me metrazh të shkurtër nga dy të rinjtë shqiptarë, kushtuar gjakmarrjes

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:08
“21001 ditë”

Ditën e sotme, të ftuar në emisionin “Kafe shqeto” ishin dy të rinj shumë premtues, të apasionuar në botën e kinematografisë.

Endi Hoxha regjisor dhe Ergi Shushku aktor protagonist në filmin  ‘21001 Days’, (21001 Ditë) film me metrazh të shkurtër me temë gjakmarrjen.

Regjisori i filmit, Endi, tregoi pse zgjodhi pikërisht këtë titull për projektin e tij. l

“Personazhi kryesor ka shumë sakrifica dhe një ndër to është ngujimi dhe duke u bazuar në ngjarje reale, dhe personazhi në film ka 54 vjet i ngujuar dhe për ta bërë më interesante këto 54 vite i ktheva në ditë dhe dolën 21001 ditë. Mendoj se kam sjellë një gjë interesante për publikun pasi ka një këndvështim ndryshe sepse nuk filmi nuk merret me gjakmarrjen në tërësi por vetëm më pasojat dhe ato janë një dramë e vërtetë.”

Gjithashtu personazhi kryesor, Ergi, ka treguar emocionet e veçanta që ka përjetuar kur ka luajtur atë rol.

“Ishte një eksperiencë e  bukur sepse ishte hera e parë dhe në fillim kisha shumë emocione por kur isha në skenat e xhirimit më ikën emocionet dhe isha vetvetja.”

Regjisori tregoi se filmi ndodhet tashmë në Youtubev dhe gjithashtu është pjesë e projektit të një festivali të filmit nga vendet e Adriatikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat