Netflix konfirmon datën e lansimit të pjesës së dytë të sezonit të pestë të “Lucifer”

Filma

Netflix konfirmon datën e lansimit të pjesës së dytë të sezonit të pestë të “Lucifer”

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Pritjes së fansave të “Lucifer” po i vjen fundi.

Pjesa e dytë e sezonit të pestë të “Lucifer” më në fund ka një datë zyrtare nga Netflix, pasi fansat mezi presin episodet e reja, shkruan Express.co.uk.

Lucifer Morningstar (i luajtur nga Tom Ellis) dhe Chloe Decker (Lauren German) po kthehen në gjysmën e dytë të sezonit të pestë të Lucifer në Netflix dhe ka një datë zyrtare të publikimit.

Image

Me tetë episode të reja në zhvillim, fansat më në fund do të shohin se si do të luajë marrëdhënia e Luciferit me babanë e tij, Zoti (Dennis Haysbert) pas muajsh spekulimesh si dhe nëse ‘Deckerstar’ do të fitojë dëshirën e fansave në fund të lumtur.

Llogaria e verifikuar e Netflix në Twitter shkroi: “Ne e dimë që më shumë episode janë ato që dëshiron vërtet. Sezoni 5B arrin në Netflix më 28 maj.”

Fansat e serialit po e presin me padurim këtë pjesë dhe këtë e konfirmuan edhe me anë të komenteve në atë njoftim.

Më 29 mars u shënua dita e fundit e xhirimeve të Lucifer, ngase sezoni i gjashtë do të jetë i fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat