Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit tashmë edhe në “Sydney Film Festival”

Filma

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit tashmë edhe në “Sydney Film Festival”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:57
Filmi “Zgjoi”

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Ai është përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë.

Lajmi është njoftuar nga aktorja Yllka Gashi, që njëkohësisht është protagonistja kryesore e filmit.

“Edhe një lajm fantastik për filmin tonë “Zgjoi”. Zgjoi është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sydney të Australisë. Festivali mbahet nga 18 deri më 29 Gusht 2021 dhe të gjitha informatat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të festivalit”, ka shkruar ajo.

Filmi siç bën të ditur do të mbahet në muajin gusht, nga data 18 deri më 29 gusht 2021.

“Hive” theksojmë që muaj më parë bëri bujë të madhe në “Sundance Film Festival” duke rrëmbyer tri çmime.

“Zgjoi (Hive)”, që sjell historinë e një nëne të vetme pas luftës në Kosovë, fitoi ‘Çmimin e Jurisë së Madhe’, ‘Çmimin e regjisorit më të mirë’ dhe ‘Çmimin e publikut’ në kategorinë dramatike të Kinemasë Botërore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat