Festivali i Filmit në Sarajevë, triumfojnë tre filma nga Kosova

Filma

Festivali i Filmit në Sarajevë, triumfojnë tre filma nga Kosova

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:26
Festivali i Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.

Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.

Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”.

Mirënjohje e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa Vend” me regji nga Samir Karahoda.

Në ceremoninë solemne të festivalit, që u mbajt të enjten, më 19 gusht, në Teatrin e Sarajevës, çmimi për filmin më të mirë e fitoi “Great Freedom” nga Sebastian Meisea.

Festivali i Filmit në Sarajevë është gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, në këtë festival 18 filma kishin premierë botërore, tre ndërkombëtare ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat