Lojtari 001 i serialit “Squid Game” fiton për herë të parë në moshën 77-vjeçare një çmim në “Golden Globes”!

Filma

Lojtari 001 i serialit “Squid Game” fiton për herë të parë në moshën 77-vjeçare një çmim në “Golden Globes”!

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:49
O Yeong-su

Ylli i serialit “Squid Game”, O Yeong-su, ka fituar në moshën 77-vjeçare çmimin si ‘aktori më i mirë joprotagonist’ për performancën e tij në dramën super të suksesshme prodhuar dhe transmetuar në Netflix.

Aktori veteran koreano-jugor, luan në serial rolin e O Yeong-su ose ndryshe “Lojtari 001”. Ai është aktori i parë korean që merr një çmim në “Golden Globes”.

O Yeong-su e nisi karrierën si aktor teatri, me më shumë se 200 role që nga viti 1967. Më pas, kaloi në televizion dhe kinematografi. Që prej debutimit në Netflix në shtator 2021, “Squid Game” është shndërruar në serialin më të parë në platformë, në 94 shtete, nga 142 milionë të abonuar.

Në tetor të vitit të kaluar, O Yeong-su zbuloi edhe sa shumë kishte ndryshuar jeta e tij që prej daljes së serialit. Yeong-su tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë…

“Ndihem sikur po notoj në ajër. Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar. Gjërat kanë ndryshuar mjaftueshëm. Edhe kur dal në një kafene apo diku tjetër, tani duhet të jem i vetëdijshëm se si u shfaqem të tjerëve. Më ka bërë të mendoj: ‘Të jesh i famshëm është gjithashtu e vështirë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat