Filmi “Zgjoi” shfaqet në kinemanë gjermane

Filma

Filmi “Zgjoi” shfaqet në kinemanë gjermane

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Filmi “Zgjoi” shfaqet në kinemanë gjermane

Sukseset nuk kanë të ndalur për filmin shqiptar “Zgjoi”.

Pas fitores së 16 çmimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes në listën e ngushtë për nominim në Festivalin e Filmit Oscar, një tjetër arritje vjen për këtë film.

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, “Zgjoi” është shfaqur në Berlin.

“Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe në të cilën u bazua filmi dhe interpretimi i shkëlqyer i aktores Yllka Gashi, preku të gjithë shikuesit e sidomos që shfaqja e këtij filmi përkoi në një ditë të rëndë në historinë e re të Evropës, përkatësisht të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet gjermane dhe misionet e ndryshme diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.

Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo, atë botë 28 vjeçe pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.

Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat