“Tregime Popullore”/ Projekti filmik që ka bërë për vete shikues nga brenda dhe jasht vendit

Filma

“Tregime Popullore”/ Projekti filmik që ka bërë për vete shikues nga brenda dhe jasht vendit

Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:39
“Tregime Popullore”

DTV së fundmi ka sjellë një projekt të madh filmik të metrazhit të shkurtër “Tregime Popullore”, e që shikuesit kanë rastin ta shohin çdo të shtunë nga ora 21:30 në ekranin televiziv DTV si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në youtube.

Me producent Ramiz Vitia, skenar dhe regji Qëndrim Krasniqi, DTV ka sjellë në ekranin televiziv projektin “Tregime Popullore” e që përmes vizualitetit fokus të risjellë pranë shikuesit, aforizmat, tregimet dhe traditat shqiptare.

“Besa”, një tregim popullor që në pah vë faljen e gjakut brenda familjarëve ka prekur zemrat e shumë shikuesve dhe ka qenë një fillim i mbarë që tregimet e tjera pas “Besës” të mirëpriten mjaft mirë nga java në javë nga audienca mbarë shqiptare.

Aktorët e këtyre tregimeve gjithashtu janë ata që çdo tregim dhe ngjarje sjellin në mënyrë mjaft profesionale kohën e kaluar dhe traditat shqiptare.

Produksioni ka menduar detajisht për realizimin e këtij projekti që nga përzgjedhja e shtëpive të vjetra, dialogu që zhvillohet në këto tregime e deri tek kostumografia në mënyrë që pasqyrimi i kohës së kaluar të jetë sa më reale.

Sonte në ora 21.30 në DTV mund ta ndiqi tregimin e radhes “Hajni i Shpisë” që vë në pah bashkëjetesen mes anëtarve të shumtë të familjeve shqiptare, trajtimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

 “Besa”, Pleqnari, “Bariu, “Njeriu i ligë”, “Msiti”, Besa e Dashnisë, “Sherri i fëmijëve” e deri te tregimi i fundit “Hajni i Shpisë” janë ngjarje që kanë pasqyruar dhe pasqyrojnë realitetin e mëhershëm shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat