Granit Rushti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

Filma

Granit Rushti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:43
Granit Rushit

Aktori me origjinë nga Kosova, Granit Rushit mbrëmë ka fituar çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit për vitin 2022 në Suedi.

Kështu ka informuar ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, sipas së cilës, Rushiti ka arritur të fitojë çmimin mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombëtarë.

Rushiti ka fituar çmimin e parë me rolin kryesor në filmin ”Unë jam Zlatan”.

Guldbaggen është çmim suedez i filmit, i cili ndahet çdo vit në Gala Guldbagge nga Instituti Suedez i Filmit "për kontributet e jashtëzakonshme në filmin suedez gjatë vitit të kaluar".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat