E premte, 19 prill 2024
  • Dita e Flamurit/ 110 vite pasi Ismail Qemali shpalli pavarësinë

    Sot data shënon 28 nëntor, një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët. Kjo ditë njihet si Dita e Flamurit.

    Shqipëria mbush sot 110 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28 nëntor të vitit 1912. Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

    Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.