Zola përgëzon Italinë

Futboll

Zola përgëzon Italinë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 12:40
Zola

“Po, duhet ta pranoj. Kombëtarja italiane ishte e shkëlqyer për nga personaliteti, për aftësinë e prurjeve të reja për t’u përshtatur, për reagimin që pati pas golit të rrufeshëm të Barcola. Por, kujdes! Është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë”.

Kështu u shpreh Gianfranco Zola për “Corriere dello Sport”. Në intervistën e tij preku shumë tema, përfshirë atë të axurrëve. A janë fitoret ndaj Francës dhe Izraelit dy momente të izoluara apo fillimi i diçkaje të re pozitive?

Në çdo rast, për Zola, rilindja e kombëtares italiane nuk varet vetëm nga Spalletti: “Nuk përcaktohet gjithçka nga trajneri, madje as nga drejtuesit e federatës dhe lojtarët, por nga futbolli italian në tërësi. Ne duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë talente të rinj, t’i japim më shumë cilësi lëvizjes sonë futbollistike. Përndryshe, fitorja ndaj Francës do të mbetet pa vazhdimësi”.

Pasi kujton hidhërimin e “SHBA ’94”, por edhe momentin e vdekjes së mikut të tij, Diego Armando Maradona, Zola u fokusua edhe në çështjet aktuale. Për shembull, atij iu kërkua të vlerësonte situatat e Dybala dhe Osimhen: “Një histori e bukur dhe një tjetër më pak e tillë. Dybala zgjodhi me zemër, jo sipas portofolit. Nuk po gjykoj, por historia e Paulos është një nga ato që mbush zemrat e atyre që e duan futbollin”.

Se cilët janë favoritët e Serie A për titull, ai veçon Interin: “Zikaltrit kanë ruajtur skuadrën me të cilën u shpallën kampionë, si dhe kanë shtuar elementë të duhur për t’u forcuar në funksion të një sezoni plot angazhime. Pas Interit? Napoli, kur Conte është i përfshirë, por asgjë nuk merret si e mirëqenë”.

Po Juventusi? Zola thotë: “Më pëlqen projekti, tregon një ndryshim mentaliteti. Edhe ideja e ekipit të dytë po rezulton e suksesshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat