Kostakurta zbulon pikën e dobët të Milanit

Futboll

Kostakurta zbulon pikën e dobët të Milanit

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 17:33
Alesandro Kostakurta

Përmbysja ndaj Olimpiakosit evidentoi edhe një herë aftësinë e Milanit për të ndryshuar fytyrë gjatë ndeshjes, por nxori në pah edhe disa aspekte ku skuadra e drejtuar nga Amorimi duhet të përmirësohet. Alesandro Kostakurta, i ftuar në studion e “Skaj Sport”, u ndal pikërisht te vështirësitë që kuqezinjtë hasën në minutat e para të takimit.

Sipas ish-mbrojtësit, skuadra nuk pati një nisje në nivelin e duhur: “Deri në golin e parë vuajti shumë, madje tepër, sipas mendimit tim.

Hyrja në ndeshje nuk ishte pozitive”. Një problem që Kostakurta e lidh kryesisht me intensitetin e kundërshtarëve:

“Duke rishikuar disa momente të ndeshjes, Milani vuan jashtëzakonisht shumë përballë ritmeve të larta. Kjo ndodh pak a shumë me të gjithë, por besoj se kuqezinjtë mund të bëjnë më mirë”.

Kthesa erdhi edhe falë Hjutçinsonit, i cili arriti të rrisë papritur ritmin dhe rrezikshmërinë e lojës:

“Me dy-tre shpërthime individuale, ai i dha jetë sërish Milanit”. Kostakurta theksoi edhe vështirësitë e kundërshtarëve për ta ndalur: “Në një moment të caktuar, nuk arrinin as ta markonin me dy lojtarë, edhe pse përpiqeshin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat