Vushtrria bën goditjen e madhe

Futboll

Vushtrria bën goditjen e madhe

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 17:19
Erdin Dushi

FC Vushtrria ka bërë një goditje të madhe, duke përforcuar mbrojtjen.

Mbrojtësi i talentuar vushtrrias, Erdin Dushi është bashkuar me skuadrën e Armend Dallkut.

21-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Drenicës, ku sezonin e fundit ishte te Trepça ’89.

Dushi ka qenë disa herë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U21.

"FC Vushtrria prezenton përforcimin më të ri në ekip, mbrojtësin e krahut, Erdin Dushi!

Vushtrriasi 21 vjeçarë së fundmi ishte pjesë e KF Trepça 89 e ku kishte qenë pjesë edhe e ekipeve si FC Prishtina dhe KF Drenica", njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat