Interi eliminon Torinon

Futboll

Interi eliminon Torinon

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 22:54
Interi

Skuadra e Interit është në gjysmëfinale të kupës së Italisë në futboll.

Lideri i Serie A, Interi, ka treguar lojë të mirë duke e mposhtur me rezultat 2:1 ndaj Torinos.

Interi avancoi me rezultat 2:0 falë golave të futbollistëve Bonny (35'), Diouf (48').

Mysafirët ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Kulenoviq i cili shënoi në minutën e 57-të.

Interi është kualifikuar më tej, ndërsa Torino eliminohet nga kupa e Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat