PSG nuk e llogarit aspak Olimpique Marseillen

Futboll

PSG nuk e llogarit aspak Olimpique Marseillen

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 23:12
PSG

PSG ka fituar 5:0 ndaj Olimpique Marseilles, në klasiken e Francës, e luajtur në “Parc des Princes, e vlefshme për javën e 21-të në Ligue 1.

Supersfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Nuno Mendes, ishte fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, që gjeti rrjetën.

Në minutën e 37-të, ishte sërish Dembele, që tregoi gjithë klasin e tij, duke depërtuar bukur mes mbrojtjes marsejeze dhe duke shënuër një gol shumë të bukur. Pjesa e parë e klasikes mbyllit me avantazhin e PSG-së, 2-0.

Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe tri herë të tjera. Fillimisht Facundo Medina shënoi autogol me kokë, pas një dylufitimi me Joao Neves, në minutën e 64-të. Dy minuta më pas, ishte Khvicha Kvaratskhelia që gjeti rrjetën. Në minutën e 74-të, Kang-in Lee vulosi “manitën” për PSG-në.

Pas kësaj fitoreje, PSG rikthehet në krye të renditjes me 51 pikë, dy pikë më shumë se Lens i vendit të dytë. Ndjek Lyon në vend të tretë me 42 pikë dhe Olimpique Marseille në vend të katërt me 39 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat