PSG-ja humb finalen e Superkupës së Francës

Futboll

PSG-ja humb finalen e Superkupës së Francës

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 00:06
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Lensit ka fituar Superkupën e Francës.

Lensi e ka mposhtur minimalisht 1:0 kampionin e Europës, Paris Saint-Germain.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florian Thauvin.

Lensi kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 39’të.

Ekipi i Luis Enriques tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por nuk e arriti.

Nuno Mendes më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit pasi goditi lojtarin kundërshtar me brryl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat