Kur erdhi traktori i parë dhe kur u prodhua traktori parë në Shqipëri

Historia

Kur erdhi traktori i parë dhe kur u prodhua traktori parë në Shqipëri

Nga: Albert Z. Zholi Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:17
Albert Z. Zholi

Në vitin 1892, John Froelich shpiku dhe ndërtoi traktorin e parë të benzinës në Clayton County, Iowa, SHBA. Një motor Van Duzen me benzinë me një cilindër ishte ngritur në një shasi motorike të Robinson, e cila mund të kontrollohej dhe lëvizte nga kutia e shpejtësisë së Froelich. Pas marrjes së një leje, Froelich filloi punën në kompaninë “Waterloo Gasoline Engine” duke investuar të gjithë pasurinë e tij. Megjithatë, sipërmarrja ishte shumë e pasuksesshme, dhe nga viti 1895 të gjitha u humbën dhe ai doli jashtë biznesit. Richard Hornsby & Sons janë kontraktuar për prodhimin dhe shitjen e traktorit të parë me naftë në Britani, shpikur nga Herbert Akroyd Stuart. Hornsby- “Akroyd Safety Patent Oil Traction Engine” është bërë në vitin 1896 me një motor 20 kuaj fuqi. Në 1897, ajo u ble nga z. Locke-King, dhe kjo është shitja e parë e regjistruar e një traktori në Britani. Gjithashtu në atë vit, traktori fitoi një medalje të argjendtë të Shoqërise Mbretërore Bujqësore të Anglisë. Ky traktor më vonë do të kthehej në fabrikë. Traktori i parë komercial i suksesshëm me fuqi të vogël me benzene, është ndërtuar nga Dan Albone, një shpikës britanik, në 1901. Ai paraqiti një patentë më 15 shkurt 1902, për dizajnin e tij të traktorëve dhe më pas formoi “Ivel Agricultural Motors Limited”.

Drejtorët e tjerë ishin Selwyn Edge, Charles Jarrott, John Hewitt dhe Zoti Willoughby. Ai e quajti makinën e tij Ivel Agricultural Motor; fjala “traktor” nuk hyri në përdorim të përbashkët deri më vonë. Ivel Agricultural Motor u bë I njohur, i fuqishëm dhe kompakt. Ajo kishte një rrotë të përparme, me gomë të ngurtë, dhe dy rrota të mëdha e pasme, si një traktor modern. Motori përdori ftohjen e ujit, me avullim. Kishte një marsh të parë dhe një marsh për të ecur mbrapsht. Çmimi i shitjes më 1903, ishte 300 £.

Traktori i parë në Shqipëri, ka mbërritur në vitin 1917

Nëse në Amerikë dhe vendet e zhvilluara Evropiane kishte dekada, në Shqipëri mbërriti kur tashmë ata ishin bërë pjesë e pandashme e bujqësisë botërore. Për traktorin e parë të mbërritur është dhe një foto e rrallë. Në foto tregohet qartë, kur shqiptarët shikojnë për herë të parë një traktor amerikan, duke tërhequr një plug në fushat e Shqipërisë.

Traktori i parë i prodhimit shqiptar

Nëse traktori i parë erdhi në Shqipëri në vitin 1917, traktori i parë i prodhimit shqiptar shqiptar, tip “DT-54”, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe, zyrtarisht, është përuruar më 16 tetor 1978. Ky përurim daton në 16 tetor, pikërisht në ditën e 70 -vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, dhe kjo është sanksionuar edhe në një pllakatë të vendosur në ballinën e traktorit.

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Autotraktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.

Atë ditë në Kombinat shkuan dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të vendit, Hysni Kapo në linjën e partisë dhe Mehmet Shehu nga ekzekutivi. Në përurimin e traktorit guidimin e tij e mori vetë kryeministri Mehmet Shehu, i cili për punonjësit e Kombinatit, bëri dhe një ‘show’ duke manovruar me traktorin e prodhuar prej tyre.

Në atë kohë tek ne ekzistonte një uzinë mekanike shumë pak e zhvilluar dhe prodhimet e fundit të traktorëve i merrnim nga Kina. Nëse ne kishim një uzinë modeste tepër të vogël, në Kinë, Uzina e Parë e Traktorëve kishte rreth 250 mijë punëtorë, ku në çdo 50-60 sekonda prodhohej një traktor. Vetëm një repart instrumental kishte 35 mijë punëtorë. Një traktor kishte rreth 2500 detale dhe për t’i prodhuar ato, nevojiteshin rreth 30 mijë lloje atrecatura teknologjike si instrumente prerës, ndihmës, matës, forma, konkilje, pajisje teknologjike, stampa të ftohta e të nxehta.

Situata komike e Mehmet Shehut

Në ditën e inaugurimit, Kryeministri Mehmet Shehu hipi në traktor dhe, në vend që t’i fuste marshin e dytë, i futi atë në ‘indietro’. Mirëpo prapa ishin punëtorët që e kishin rrethuar nga entuziazmi, të cilët i shpëtoi fati. Mehmeti as u vu fare në siklet. Pas këtij “incidenti” kryeministri bëri ca prova. Prodhimi i traktorit, më tepër qe një simbol për t’i treguar botës se ç’ishte në gjendje të bënte Partia e Punës. Që ne çdo gjë e bëjmë me forcat tona”, por nuk ishte aspak një prodhim cilësor dhe konkurrues.

Traktori më i shpejtë

Shpejtësia më e lartë e traktorit u regjistrua nga vëzhguesit e "Librit të Regjistrimeve Guinness". Makina nga kompania britanike “JCB” e quajtur “Fastrac dy”, ishte në gjendje të ecte me një shpejtësi prej 135.9 milje në orë, e cila është ekuivalente me 218.7 km /. Pas timonit ishte një vrapues profesional Martin Guy, dhe vendi i veprimit u bë pista “Alarmoni”, e cila ndodhet në York, Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat