Duke gjurmuar dhe reflektuar në Analet dhe Kronikat e njohura të kulturës dhe historisë botërore

Historia

Duke gjurmuar dhe reflektuar në Analet dhe Kronikat e njohura të kulturës dhe historisë botërore

Nga: Agron Shabani Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:43
Agron Shabani

Duke parë, lëxuar, interferuar dhe reflektuar nëqëndrimet, mendimet, pikëpamjet, konceptët, definicionet dhe përceptimet e shumëta shkencore, integrale, humaniste dhe pozitiviste të mendjeve të ndritura të botës së njohur shkencore, intelektuale ose filozofike të Perëndimit lidhur me botën dhe kulturën e njohur muslimane ose islamike të Lindjes, respektivisht, në 'substancialitetin antik' dhe 'subjektivitetin modern' ose bashkohorë të të gjitha feve ose religjionëve të mundshme integrale dhe pozitiviste gjithandej globit, të zgjedhura, eksploruara dhe citura nga analet dhe kronikat e ndryshme të kulturës, historisë, filozofisë ose enciklopedisë botërore: Patjetër sikur të rishfaqen ose rikujtohen në sfond fjalët e njohura të filozofit ose mendimtarit të shquar italian, Antonio Gramshit kur thotë: " am i matur dhe pesimist për shkak të edukatës, kulturës, intelektit dhe emancipimit tim, ndërkaq jam optimist për shkak të dëshirës, vullnetit, disiplinës, besimit, moralit dhe karakterit tim. "

Se këndejmi, le të me lejohet të thëm në vazhdim se përceptimi, anticipimi, deshifrimi (dekodimi), anamneza, ekzaminimi dhe interpretimi i kulturës dhe filozofisë islame ose muslimane nga ana shumica e mendjeve të ndritura të botës së njohur fetare, kulturore, shkencore, intelektuale ose akademike të Perëndimit, është i shkëlqyer, linearë, impresional, sensual, alegorik, miqësor, shoqëror, konvencional, botëror ose planetar. Me vlera të njohura globale ose universale. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe metafizikën e moralit dhe fenomenologjinë e njohur të shpirtit, natyrës dhe botës sonë së bashku me bazamentët (fundamentët) e njohura hyjnore ose profetike në themel tëçdo feje ose religjioni të njohur botëror ose ndërkombtar.

Yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës së njeriut në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash "mbretërinë e posaçme" në kuader të syzimit, singularizmit, transcedendetimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik dhe pozitivistë në mes religjionit dhe shkencës ose filozofisë.

Ndonëse, shkenca (filozofia) dhe religjioni, kurrë ose asnjëherë nuk janë dhe nuk kanë qenë në luftëra, konflikte ose mosmarrëveshje të ndryshme mes veti. Por, vetëm grupet, personat ose individët e ndryshëm që i keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë vazhdimisht edhe shkencën, edhe religjionin, edhe kulturën etj. Në instancë të fundit, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të besimit ose religjionit.

Intelektual i madh francez, R. Garod, pasi që pranon fenë dhe kulturën muslimane ose islame thotë: "Islami ka nxitur frymën shkencore dhe humaniste nga më të mrekulluesh­met, çfarë s’ka parë ndonjëherë bota ose civilizimi ynë , që nga matematika e deri te mjekësia, nga astronomia e deri te fizika etj.... Kultura islame, ka shëndritur ose shkëlqyer për disa shekuj me radhë. Universiteti islam, në Kordobë (Spanjë), në shekullin X-të, ishte shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor, shpirti i të cilit duhet rigjallëruar përseri në atë menyrë që sërish të zhvillohen dhe përparojnë arti, kultura, letërsia dhe shkencat e njohura shoqërore dhe natyrore. Por kjo, të bëhet jo me qëllim të shkatërrimit të njerëzimit, por që t’i shërbejë njeriut në rinjohjen ose rilindjen e tij shpirtërore drejt Zotit. Mendon pos tjerash R. Garod.

"Nga Universiteti i Kordobës, nga shekulli X deri në sheku­llin XII, arti, kultura, letërsia, filozofia dhe shkencat tjera, kanë shkëlqyer dhe lulëzuar në të tre (3) kontinente të ndryshme në formën e vet me të plotë." Do shkruante dikur John Davenport)

Ndërkaq, një dijetar tjetë i shquar, i cituar nga A. Karin në "Islam’s Contribu­tion to Science and Civilizacion", thotë: "Duhet të pranojmë se e tërë dija në fushën e fizikës, astro­nomisë, filozofisë, matematikës etj., që u përhap në Evropë, duke filluar nga shekulli X-të, buron nga shkollat arabe ose muslimane. Madje, saracenët (muslimanët) e Spanjës, mund të konside­rohen si etër të filozofisë evropiane."

Bertrand Rasel, filozof i famshëm anglez, në veprën "Historia e civilizimit evropian", pëveç tjerash, thotë: "Fraza 'shekujt e errët të mesjetës'  ndërmjet shekujve VII-X, ka të bëjë eksluzivisht vetëm me Evropën dhe jo me kulturën islame ose muslimane. Në atë kohë, prej Indisë deri në Spanjë, shkëlqenin dhe lulëzonin arti, kultura qytetërimi islam ose musliman. Prandaj, është pasaktësi të flitet vetëm mbi qytetërimin e Evropës. Superioriteti i Orientit nuk ishte vetëm në fushën luftarake. Shkenca, filozofia, poezia dhe arti, atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin në botën musli­mane, në kohën kur Evropa vuante nga  inkuzicioni, shizma dhe barbarizmi. Evropianët, me zemërngushtësi të pafalur, këtë epokë e quajnë ‘epoka e errësirës’! Ndonëse, asokohe vetëm Evropa ishte në errësi­rë. Vetëm Evropa e krishterë, sepse Spanja, e cila ishte muslimane, kishte kulturë brilante",  thekson në vazhdim Profesor Rasel.

John Wiliam Draper,  dijetari i madh anglez, në veprën, "Historia e zhvillimit intelektual të Evropës", pyet:  "Si është e mundshme që, një astronom ose astrofizicient i ndërgjegjshëm dhe racional , të mos ndiejë respekt të thellë dhe të mos mendojë ose reflektojë asnjëherë në shifrat dhe tablotë ose 'shablonet' astronomike ose astrofizike të Tusit, të cilat i hartoi dhe eksploroi pas studimeve shumë­vje­çare të sistemit qiellor ose galaktik, nëpërmjet observatorit astronomik në Meragi, në Persi. Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm në intelektin evro­pian dhe krishterizmi, së shpejti, do të jetë i detyruar që të pranojë këtë fakt.

Se këndejmi, ky ndikim i fuqishëm dhe multidimenzional është i skalitur edhe në gjithësi ose në kupën e qiellit, gjë të cilin mund ta provojë çdonjëri që dëshiron të njihet, qoftë edhe sipërfaqësisht, me termat dhe emërimet e trupave qiellorë. Në astronomi, ishin arabët ose muslimanët ata që të parët e ndanë globin tonë tokësor në pole dhe meri­dia­në të ndryshme. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade ose shkalle, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi ynë tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhnin eklipsi i Diellit dhe Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime të vogla edhe fizikanët ose astrofizicinetët e sotëm. Arabët ose muslimanët ishin të parët që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Gjithashtu, ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot e kësaj dite në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të civilizimit dhe kulturës së shquar arabe ose muslimane. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në universitetin islam, tek arabët në Spanjë, atëboë solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku dikur më vonë i ligjë­ron gjeografinë dhe astronominë. Ndërkaq, mëpastaj,bëhet edhe Papë, i njohur si Papa Silvester II"

Në të njëjtën vepër, me titull "History of the Intelectual Develop­ment of Europe", f. 386,  Profesor John William Draper, gjithashtu, thotë: "Islami, gjatë gjithë kohës, pasoi shkencën fizike. Ndërkaq, krishterizmi pagan, jo vetëm që e hodhi poshtë këtë shken­cë, por shprehu përbuzje të thellë, urrejtje dhe injorancë ndaj saj. Mjekët shiheshin nga Kisha, me sy jo të mirë dhe njerëzit i konsideronin të pafe. Besonin me ngulm dhe fanatizëm të vërbër në mësimet e dhëna, të cilat i mësonin ata se mund të shëroheshin vetëm përmes " gjërave të shenjta të marti­rë­ve ose kockave të shenjtorëve, përmes lutjeve dhe ndër­mje­tësimit, ku besohej se çdo pjesë e trupit është nën ndikimin shpirtëror. Si për shëmbull kur thuhej se pjesa e parë e gishtit të madh të dorës së djathtë, ishte nën kujdesin e Zotit At, e dyta nën kujdesin e Virgjëreshës së Bekuar Mari, e kështu me radhë. Besonin se për çdo sëmundje është një shenjtor. Ka shumë prej tyre që besojnë edhe sot."

Ndryshe nga kjo, apotekistët ose farmaceutikët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë e kanë ngritur dhe themeluar, në principe shkencore ose farmaceutike, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Për me tepër ndërkaq, analet dhe kronikat e shumëta kanë shënuar ose bërë të ditur se, vetëm në Bagdad, asokohe ishin rreth 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Ndërkohë që në fund të shekullit të dytë, Hixhret Mekka dhe Medina si dhe qytete të tjera të mëdha arabe ose muslimane, kanë pasur spitale, ndërsa guvernatorët dhe ministrat e tyre garonin mes veti, që të kishin spitale ose institucionin më të mira për shërimin e të sëmurëve. Vetëm Bagdadi asokohe i kishte katër spitale të mëdha.

Në vitinn treqindegjashtëdhjetë e tetë (368)- guvernatori Dejlemi Izadu-devlet, kishte themeluar spitalin Abdudi, me 24 specialistë, secili ekspert për lëmin e tij. Ky spital, shumë shpejt, arriti një reputacion tëmadh që i tejkaloi të gjitha spitalet e atëhershme në botën arabe ose muslimane.

Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e "medh’hebit" ose profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën. Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo trevë ose vis. ( Shënimi im, A.Sh, i  nxjerrur, studiuar dhe përpunuar nga Analet dhe Kronikat e ndryshme shkencore ose metodologjike nga historiografia botërore.)

Në vazhdim:

Ekspert dhe orientalist të njohur në kuader të librave të ndryshëm si "Historia e muslimanëve të Spanjës", "Historia e Medicinës" etj., thonë: "Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte nepër shekuj. Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin: fshatarëve, çifçive, skllevërve, etj. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. Të korrat ishin të jashtë­za­konshme. Tregtia u lirua prej kufizimeve dhe taksave të rënda, që më parë u shtrëngonin fytin… Kur’ani u mundë­soi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese ose obligimi të rëndë ndaj pushtetit. Kjo, bëri që të vihet në lëvizje një energji e re. Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që domini arab, të jetë i dëshiruar dhe i mirëpritur. Evropa ishte në errësirë, në kohën kur Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. Edhe pse s’ka asnjë aspekt të zhvillimit njerëzor, në të cilin të mos jetë i dukshëm ndikimi i kulturës islame ose muslimane, ajo askund s’është më e qartë se sa në fuqinë nxitëse, ndikimin në kërki­min shkencor dhe kontributin në shkencat shoqërore dhe natyrore. Ajo që konsiderohej shkencë, në Evropë do të karakterizohet me një shpirt të ri hulumtimi, metodë të re shqyrtimi, eks­perimentim dhe vëzhgim. Matematika u zhvillua në një formë të re, e cila ishte thuajse e panjohur për grekët. Kjo frymë dhe kjo metodë, u soll në Evropë nëpërmjet arabëve", tuhet pos tjerash nga ekspert dhe orientalist të njohur botërorë.

Profesorit të shquar anglez ose britanik, Roxher Bekon i cili ka studiuar gjuhën arabe (arabistikën) dhe shkencat arabe ose muslimane në Universitetin e Oksfordit, nga trashëgim­ta­rët e profesorëve arabë, nga Andaluzia (Spanja) së bashku me emnakun ose adashin e  tij,Frensis Bekon , i cili do të paraqitet dikur më vonë, me të drejtë, nuk duhet t’u ipet ( jepet) merita për shpikjen e metodës eksperimentale ose induktive, për arsye se Roxher Bekoni, është vetëm emisar i metodës dhe shkencës islame në Evropën e krishterë. Ai ka qenë ithtar ose luftëtar i zjarrtë për njohjen e gjuhës arabe dhe shkencave të saj, nga të gjithë bashkëkohësit e tij, duke e konsideruar atë rrugë për njohjen e vërtetë dhe të drejtë. Polemikat e zhvilluara, rreth asaj se kush është themelues dhe shpikës i metodës eksperimentale ose induktive, paraqesin rastin e një falsifikimi flagrant të origjinës së qytetërimit evropian. Meto­da eksperimentale e arabëve ka qenë e përhapur në kohën e Bekonit, kurse njerëzit e truallit të Evropës me pa­durim dhe me një entuziazëm të pashembullt, i janë rrekur studimit dhe përvetësimit të saj. ( Shënimi im, A.Sh. )

Dr. Julian Schneider-astronom i madh gjerman, në librin e tij "Rregullimi i Gjithë­sisë", duke folur për kontributin e popujve të ndry­shëm në fushën e astronomisë, thotë: "Romakët nuk e zgjeruan shumë shkencën e astronomisë. Qindra vjet, kjo fushë mbeti e paeksploruar, derisa në fund, këta përhapës të Islamit, i pushtuan qendrat kulturore pe­rën­dimore. Ata u treguan punëtorë të vyeshëm në të gjitha shkencat, e veçanërisht në astronomi. Që nga ajo periudhë, rrjedhën (rodhën) shumë terma arab të yjeve, sistemëve ose galaksive të ndryshme".

Gjithashtu, kronistët ose epspertët e ndryshëm thonë se "Qytetarët ose banorët e Montpeljes, qytet në jug të Francës, kur vendosën të themelojnë universitetin e tyre, në fillim të shekullit XII-të, iu drejtuan për ndihmë universiteteve të tjera, sepse s’kishin profesorë dhe shkencëtarë me aftësi të duhura… Në fillim i drejtohen Parisit, por as Parisi nuk ishte në gjendje më të mirë se ata. Pastaj, iu drejtuan Romës, por panë se vetë as ata nuk  ishin në gjendje më të mirë se Parisi etj... Përderisa, Anglia dhe Gjermania, në atë kohë, akoma nuk i kishin bërë hapat e parë në fushën e shkenës. Së fundi, vërejtën se i vetmi shtet, i cili mund t’iu ofronte ndihmën e duhur me profesorë dhe shkencëtarë, ishte shteti musliman arab, në Andaluzi (Spanjë). Ata kontaktuan dhe ia parashtruan të gjitha kërkesat, qeve­ri­së muslimane, e cila ua përmbushi të gjitha ato, duke dër­gu­ar në Montpolje tre prej profesorëve më të njohur në mjekë­si, në shkencat ekzakte dhe në filozofi. Ata iu përkush­tu­an me devotshmëri misionit të tyre, filluan me organizi­min e universitetit dhe, në veçanti, organizimin e fakultetit të mjekësisë. Ata mbajtën ligjërata shkencore, gjatë një periu­­dhe tre vjeçare. Pas kësaj periudhe, panë se profesorët francezë, ishin aftësuar në udhëheqjen dhe mbajtjen e ligjë­ra­tave, në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojën e tyre. Prandaj, kërkuan leje nga organet franceze, që të kthehen në Spanjën arabe, në universitetet e tyre".

Arthur Leonard thotë se "Islami, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe. Ai la gjur­më të pashlyera, në analet e historisë njerëzore dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore".

Guvernatori i Malagës në Spanjë, para simpoziumit të studimeve islame, në dhjetor të vitit 1966, në fjalën përshëndetëse, veç të tjerash atëbotë u shpreh me këto fjalë: "Përshëndes studiuesit dhe shkencëtarët, që marrin pjesë në ciklin e pestë të studimeve andaluziane-islame, të cilat, kësaj radhe, po mbahen në qytetin Malka (Malga). Përshëndes punën tuaj madhore për ndriçimin e vlerave të civilizimit të Andaluzi­së, thesarit të saj mendor dhe shpirtëror, jetës së saj, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e Islamit, për tetë shekuj me radhë, gjatë të cilave ajo ishte qendër drite dhe vend i shkencës, artit, kulturës dhe filozofisë prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Evropën. Islami, i cili ishte feja e gjyshërve tanë, për një periudhë aq të gjatë kohe, ishte shkas i asaj renesanse dhe frymëzues i orvatjeve dhe i punës së tyre të palodhshme në vendin tonë, i cili, para ardhjes së muslimanëve, ishte në agoni ose një gjumë të thellë… Ndaj, unë, i nxitur nga dëshira ime për të zgjeruar horizontin e njohurive të mia, e studiova mirë Kur’anin, librin e shenjtë të muslimanëve. Po ashtu, kam lexuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhammed dhe pas gjithë kësaj mund të them: Islami, kjo fe madhështore, përmban në vete të gjitha elementet, pa të cilat, një fe nuk mund të jetë e përkryer. Ai përmban besimin e qartë dhe të kuptueshëm për All-llahun (Zotin)  e Madhërishëm, të përmbledhur në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (All-llahut)dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Atij- Zotit (Hyjit).  Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen agjërimi, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi. Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mëkatet. Prandaj, së fundi mund të pyesim: A ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime?".

Një profesor i njohur francez i doktoruar për filozofi dhe letërsi arabe thotë: "Filozofia e Ibn Ruzhdit (Averrosit) ushtroi një ndikim të madh, në gjithë Evropën dhe shënoi pikën kulmore të kulturës, në Mesjetë. Mendimi dhe vepra prej dijetari e Ibn Sinas (Avicenës), luaj­tën një rol të madh në mendimin perëndimor mesjetar".

Një digresion:

Blasko Ibanez- shkrimtar i njohur spanjoll, në veprën e tij “Në hije të katedrales”, kur flet për vendin e tij, thotë: "Në Spanjë, renesansa nuk erdhi nga Veriu, nga invadimet (dyndjet) evropiane, por nga Jugu, me pushtuesit arabë… Ekspansioni i tyre ishte më shumë kulturor, se sa i natyrës ushtarake… Prej andej, na ka ardhur kjo kulturë e re dhe e fuqi­shme, e cila pati zhvillim të shpejtë në mënyrë fenomenale, kulturë, e cila, sapo u shfaq, ia kaloi të gjitha kulturave të tjera, kulturë, e cila, u formua përmes entuziazmit fetar të të Dërguarit të Zotit dhe e cila, në vete përmbante atë që është më e mira në shkencën çifute, kristiane dhe bizantine. Jo vetëm kaq, por ajo në vete përmbante edhe elemente të traditës indiane dhe persiane, dhe shumë të tjerë të përvetësuar nga Kina. Lindja, ishte ajo e cila, përnjëmend depërtoi në Evropë. Kjo nuk ngjau gjatë sundimit të Dariut dhe perandorëve të tjerë, që Lindja të depërtonte përmes Greqisë. Jo, por kësaj radhe, çdo gjë ngjau nga ana tjetër, nga Spanja e civi­li­zuar, e cila, më parë, kishte qenë nën prangat e push­tues­ve kishtarë dhe klerit luftënxitës nga Spanja i cila push­tuesit e rinj (arabët) i priti me dy duar. Nuk kaluan as dy vjet dhe ata vendosën pushtetin e tyre, dhe vetëm pas shtatë shekujsh arrihet largimi i tyre. Ajo nuk ishte luftë e impo­nuar me forcën e armës, por ishte fitore e shoqërisë së re, e cila dominonte kudo dhe e cila kishte rrënjët e forta. Parimi i lirisë së ndërgjegjes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë. Në qytetet, ku sun­du­an, nuk i prekën kishat krishtere dhe as sinagogat çifute. Nga shekulli tetë deri në shekullin pesëmbëdhjetë, lindi kultura më e bukur dhe më e begatë, që e ka parë ndo­një­herë Evropa, në Mesjetë. Derisa, në veri popujt torturohe­shin dhe zhdukeshin nga luftërat fetare dhe silleshin si fise të egra, populli i Spanjës, ndërkaq, kishte arritur në tridhjetë milionë. Në këtë masë të madhe njerëzish, ishin përzier të gjitha kombet, kulturat dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre. Ata përbënin një kompaktësi dhe tërësi. Rezultat i kësaj ishte fuqia e dukshme e shoqërisë islame dhe entuziazmi i saj shpirtëror dhe shkencor. Në këtë konglo­merat (përzierje) frytdhënëse të kombeve dhe kombësive, kanë bashkëjetuar paqësisht të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat. Rezultat i kësaj, ishin të gjitha zbulimet, të cilat deri atëherë u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, industrisë, rezultatet krijuese dhe sistemet e vjetra. Nga pikëtakimi i këtyre elementeve të ndryshme, lindën shumë zbulime të reja dhe forca të reja krijuese. Përmes tyre, nga Lindja, ka ardhur mëndafshi, pambuku, limoni, kafja, porto­kalli, shega, si dhe pëlhura, leshi, pudra e të ngjashme. Falë atyre, janë njohur numrat, algjebra, kimia, mjekësia, astrono­mia dhe poezia metrike. Filozofët grekë, pas një harrese të gjatë, i risollën përsëri, rimorën vendin e tyre, atëherë kur filluan t’i pasojnë arabët, gjatë pushtimeve të tyre. Qysh pas asaj kohe, Aristoteli ka triumfuar, në Universitetin e njohur të Kordobës. "

Përderisa, Robin Kuk pasi thekson faktin që "rrënjët e kulturës perëndimore nuk janë vetëm me origjinë greke, apo romake, por gjithashtu edhe islame", vazhdon duke thënë: se "në zhvillimin e marrëdhënieve tona me botën islame, është mirë që Perëndimi të ketë parasysh borxhin që kultura jonë i ka Islamit, sepse jemi larguar shumë nga njëri-tjetri. Kemi lejuar që ndërmjet Islamit dhe Perëndimit të ngrihen barrikada ose barriera të ndryshme keqkuptimi dhe mosbesimi. Është e pavend që kjo klimë keqkuptimi të vazhdojë. Jo vetëm se është e mbrapsh­të që dy kultura të shquara të gjykojnë kaq trishtueshëm njëra-tjetrën gabimisht, por, sepse në botën moderne ose bashkohore, ne duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku".

Një oborrtar i njohur anglez ose britanik ndërkaq,  duke  folur ose debatuar  rreth civilizimit islam, ku veçon çështjen e monoteizmit dhe tolerancës në Islam, thotë: "Civilizimi Perëndimor është dhënë së tepërmi pas fitimit dhe sundimit, gjë kjo e cila është në kundërshtim me përgje­gjësitë tona ambientale. Ndjenja e monoteizmit, dhe ruajtja e aspektit të shenjtë shpirtëror dhe mendor të botës përreth nesh, janë çështje tepër me rëndësi, të cilat mund t’i mësojmë prej fillimit, nga Islami".

Ndër­kaq,  edhe më i çuditshëm është fakti se si evropianët e konsi­derojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të vjetër grek, edhe pse realiteti e përgë­njeshtron këtë pohim të tyre, sepse shkenca dhe filozofia greke, gjë që është fakt i njohur historik, evropianëve u është përcjellë vetëm në sajë të arabëve ose muslimanëve. Trashëgimia men­do­re e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (muslimane). Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët muslimanë, evropia­nët, për shumë kohë, s’do të kishin dijeni mbi ato njohuri. Ndaj, kur, tërë lënda e pasur e librarive evropiane, të dalë në dri­të,  ne do shohim se, ndikimi arab, në qytetërimin e Mesjetës, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur deri më sot“. (Gauillaume)

Durvi- ish-ministër i arsimit në Francë, thotë: "Kur tërë Evropa ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte në vrimë të gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, atje, në botën islame, shkëlqente një dritë e madhë­ríshme. Bagdadi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Egjipti, Granada dhe Kordoba ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në kohën e Mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. "

Cidi (Sidi) -Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave thotë: "Duhet t’u jemi mirënjohës muslimanëve, që shpërndanë retë e errësirës që e mbulonin Evropën, ku invadimet bar­bare kishin prishur rendin dhe paqen. Muslimanët, jo vetëm që u përpocën të përvetësojnë burimet e dijeve klasike, por edhe t’i zgjerojnë dhe t’i plotësojnë ato me zbulime të reja.

Zoti i krijoi popujt muslimanë, që të përhapnin qytetërimin prej brigjeve të Eufratit e deri në Vadi Kebir, të Spanjës. Këta popuj, nga Islami, morën shkencën dhe qytetërimin. Muslimanët, me natyrën dhe sjelljet e tyre, lanë përshtypje të thellë në mbarë botën. Ata nuk ishin të izoluar, sikurse çifutët, por ishin në kontakt me popujt e tjerë. Kjo nuk ua ndërroi atyre natyrën fisnike që kishin. Muslimanët, aty ku shkuan sollën qytetërimin, përhapen fenë dhe shkencën. Në Evro­pën e krishterë, kur filloi të ndihej ndikimi i muslimanëve, në botën islame, ishin bërë shumë zbulime dhe ishin shkru­ar shumë vepra. Ky është fakt, se muslimanët ishin mësuesit tanë, gjë që s’duhet ta mohojmë."

Gustav Le Bon- Historian i njohur francez, i cili  ka shkruar librin “Kultura arabe”, për kontributin e madh të muslimanëve ndaj Evropës, thotë: "Observimet, eksperimentet dhe logjika induktive, të cilat formojnë bazat e diturive moderne, i atribuohen Roxher dhe Frensis Bekonit, por, duhet pranuar se ky zbulim, në tërësi, ishte zbulim i dijetarëve arabë. "

Ndërkaq, në librin tjetër me titull“Civilizimi islamo-arab”,  shkruan: "Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, halifati (kalifati) arab ose musliman dispononte shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Për shembull, “Shtëpia e urtisë” e Bagdadit numëronte katër milionë ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane ‘Tripoli’, tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin 70 deri 80 mijë libra. Njeriu habitet jashtëzakonisht, prej zellit me të cilin arabët iu rrekën studimit. Nëse ekziston ndonjë popull, i cili ua tejkalon arabëve. Arabët, kur dominonin në një qytet, përkujdesjen e tyre e drejtonin në ndërtimin e xha­mive dhe hapjen e shkollave, nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla.

Benjamin Tudel, i cili vdiq në vitin 1173 të Epokës së Re, tregonte se në Aleksandri ka parë një­zet shkolla. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse ishin Bagdadi, Kajro, Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën shkencor. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë. Thuhet se Karli (Charles) i Urtë, nuk arriti të tubojë, në bibliotekën mbretërore të Fran­cës, pas 400 vjetësh, më tepër se 900 vëllime, gati një e treta e të cilave kishte të bënte me teologji.

Se këndejmi, shkenca, të cilën e urrenin të tjerët, qe vlerësuar shumë lartë nga muslimanët. Ata duhen falënderuar për të vërtetën e thënë (hadith nga Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]): ‘Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët- kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi’.

Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte pre­zente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit, Damaskut etj..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës, për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe të ligjëronte aty.", thekson Le Bon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat