Le Petit Troyen (1913) / Shpërngulja e shqiptarëve nga grekët dhe serbët – Memorandumi i Komitetit kombëtar shqiptar

Historia

Le Petit Troyen (1913) / Shpërngulja e shqiptarëve nga grekët dhe serbët – Memorandumi i Komitetit kombëtar shqiptar

Nga: Aurenc Bebja Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:08
Ilustrim

“Le Petit Troyen” ka botuar, të martën e 11 shkurtit 1913, në ballinë, memorandumin e Komitetit kombëtar shqiptar drejtuar asokohe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër në lidhje me shpërnguljen e bashkëatdhetarëve tanë nga grekët dhe serbët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Romë, 10 shkurt. — Na shkruajnë nga Durrësi :

 Komiteti kombëtar shqiptar sapo u ka dërguar një memorandum ambasadorëve të Fuqive në Londër për të tërhequr vëmendjen e tyre ndaj veprimeve të grekëve dhe serbëve; këta dëbojnë manu militari të gjithë popullsinë shqiptare të zonave të përziera për të qenë në gjendje t'i kërkojnë ato, gjatë përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. 

Kështu në Kosovë, në Gjakovë, Prilep, nuk ka më një shqiptar të vetëm; në Manastir, kanë mbetur vetëm disa familje të pasura. Kudo tjetër, shqiptarët janë dëbuar në masë.

Image
Le Petit Troyen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat