Letër e hapur atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë ose e fshehin!

Historia

Letër e hapur atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë ose e fshehin!

Nga: Fahri Xharra Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 00:29
Fahri Xharra

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek “Kultura e Vinçës”, “Kultura e Komanit” dhe “Shasi ilir i 365 kishave”.

Unë për vete i njoh shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit.

Mos më thuani që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cili kishte me thënë së nuk e njoh zorrën qorre.

Por jo, Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historie të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvetësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë “patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Desha ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës , e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë.

 Keni dëgjuar për te? Nëse po, pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar, (e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës.  “Diku nja 45 shekuj para Krishtit , thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës (burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo.

Image

Ju e dini se kush, nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça, për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhoq vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para, u vërtetua që aty pra në Vinçë (afër Beogradit) gjendët një lokalitet parahistorik.

E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pavarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ata në të njëjtën kohë i kishin gjeologët ,historianët të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne?

Pra, Vinça u zbulua me 1897. Arkeologun Jovan Zhujoviqi e mësuan austro-hungarezët se ku të hulumtojë. Por ku ai e pa se nuk i takon kulturës së tyre , atëherë e mbyllen “çështjen”.

Image

Bile duke e ditur të vërtetën pellazge të Vinçës.

Në vitin 1948 në Vinçë u ndërtua Instituti i Fizikes , por në të vërtetë Fizika Nukleare (nga “Vinça Special WeaponsFacilities - Serbia")

 Pse mu aty, që të shkatërrohen gjurmët historike pellazge.

 Kur Vinça mori publicitetet botëror, serbët e fajësonin Titon, që me ndërtimin e Institutit “deshi ta humbë lashtësinë serbe”.

Të Kalojmë në temën tonë, në Dresden të Gjermanisë, në hyrje të  muzeut “Residenzschlloss” gjendet skulptura, vepër e Basian Kraemerit , e cila skulpturë e ka një shkronjë të Vinçes.

Austriakët, si duket shumë herët e kanë njohur Kulturën e Vinçes. E ne shqiptarët?

Image

Referencat

https://www.courrierinternational.com/article/2005/09/08/ecriture-les-balkans-avant-la-mesopotamie

https://www.sciences-faits-histoires.com/blog/archeologie/les-plus-anciennes-ecritures-ne-sont-pas-de-sumer.html

https://www.quora.com/Vinca-script-is-the-most-ancient-script-of-Europe-Where-can-I-find-some-Vinca-script-symbols

https://www.quora.com/Is-it-likely-that-the-Etruscan-script-evolved-from-the-Vinca-script

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat