33 vjet nga mbajtja e protestave masive të organizuara nga Minatorët e Trepçës!

Historia

33 vjet nga mbajtja e protestave masive të organizuara nga Minatorët e Trepçës!

Nga: Donika Hoti Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

33 vjetori i mbajtjes së Protestave masive nga Minatorët e Trepçës, të cilat filluan nga data 17 dhe vazhduan deri më 22 nëntor të vitit 1988.

Koncepti i këtyre protestave të Minatorëve të Trepçës ishte promovimi kundër politikës së liderit të ri serb Sllobadan Millosheviçit dhe instalimit të nacionalizimit serb në Kosovë.

Protestat dërguan drejtë burgosjeve të 14 ish -udhëheqësve shqiptarë në Jugosllavi dhe Minatorëve të Trepçës me aktgjykim të ish-Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Ky vendim u mor për qëllim të frikësimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Kjo situatë u krijua si pasojë e vendimit të marrë nga niveli Presidencial i Federatës së Jugosllavisë në vitin 1986, i cili filloi procedurën e disa ndryshimeve në Kushtetutën e Federatës së Jugosllavisë me qëllim të hapjes së reformave ekonomike në Jugosllavi.

Në këtë rast, përmes ndryshimeve kushtetuese, Serbia merr përsipër mbi vete dy krahinat e Jugosllavisë, atë të Vojvodinës dhe Kosovës.

Nga kjo e fundi pati kundërshtime të mëdha pasi Serbia kërkoi një lider të ri përmes të cilit do t’i arrinte qëllimet e saja.

Me mbajtjen e mbledhjes së Lidhjes Komuniste të Serbisë në vitin 1986, hartohet programi i saj i ri, e cila bëhet bazë politike për transformimin e një Jugosllavie të reformuar ku do të mbizotëronte nacionaliteti serb.

Ky program arriti si rezultat i hartimit të “Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë”, i cili doli në sipërfaqe në shtator të vitit 1986.

Derisa koncepti i “nacionalizmit” serb ishte i dëmshëm për çdo shtet multietnik, ku e gjitha bota filloi ta luftonte një koncept të tillë dhe ishte drejt fazës së parë të promovimit të një rendi të ri botërorë i njohur si “Globalizim”, politika serbe synonte në bazë platformës së politikës ilegale të saj dhe nacionalizmi serb pothuajse e përfshiu tërë skenën politike të Federatës së Jugosllavisë.

Pikërisht Kosova bëhet epiqendra kryesore e promovimit të “nacionalizimit” serb. Qëllimi kryesorë i politikës së Serbisë ishte që Jugosllavia të sensibilizohet kundër popullsisë shqiptare në Kosovë, e cila kjo e fundit mbizotëronte në mbi 90% të territorit të saj.

Përmes këtij memorandumi nga politika e Beogradit filloi të organizoheshin mitigje të ndryshme si shenjë revolte dhe kërkesë mbi “mbrojtjen” e serbëve në Kosovë.

Çdokush i cili e kundërshtonte idenë e nacionalizimit serb në vitet 1987 dhe 1988, u kërcënua në mënyrë publike me suspendim nga puna, me burgosje, mandej edhe me vrasje masive.

Me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në tërë Jugosllavinë dhe në Kosovë me ardhjen e figurave të reja në skenën politike filloi të vështirësohet situata politike në Kosovë.

Me rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, atëherë për Kosovën vazhdoi edhe më shumë presioni politik mbi popullsinë, duke ia mohuar të drejtën e fushë-veprimtarisë dhe ekzistencën e saj dhe ajo mbi 8 vite me radhë vazhdoi luftën dhe rezistencën e saj kundër okupacionit serb!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat