Veprimtaria atdhetare në komunën e Sllatinës (Viti) gjatë viteve 1941-1945 si dhe pushkatimet, burgosjet e tyre nga pushteti serbo-jugosllav!

Historia

Veprimtaria atdhetare në komunën e Sllatinës (Viti) gjatë viteve 1941-1945 si dhe pushkatimet, burgosjet e tyre nga pushteti serbo-jugosllav!

Nga: Sami Arifi Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:49
Sami Arifi

Veprimtaria e atdhetare në Komunën e Sllatinës (Viti) gjatë viteve 1941-1945 ishte e bujshme. Sllatinasit formuan institucionet në Komunë që vepronin për të gjithë me të drejta të barabarta jo vetëm për shqiptarët, por, për të gjithë qytetarët edhe për komunitete tjera në përjashtim të atyre serbo-çetniko-komunistëve që ishin kolonizator të tokave shqiptare dhe që i kishin duart e gjakosura në mbytjen e shqiptarëve gjatë Mbretësisë së Jugosllavisë.

-Pushtimi nga ushtria hitleriane i shtetit Mbretërisë jugosllave, ku shqiptarët nga kjo Mbretëri ishin robër, pushtimi i Bllokut trepalësh solli ca risi për popullin shqiptar në krahasim me okupimin që kishin shqiptarët nga MJ (Mbretërisë Jugosllavisë). Shqiptarët filluan t’i gëzonin ca të drejta nën pushtimin e Bllokut Trepalësh, si shkollimi në gjuhën amtare, përdorimin e lirë të flamurit dhe përdorimi i administratës në gjuhën amëtare.

-Së shpejti në Komunën e Sllatinës, e cila ishte Komunë 16 vite para Luftës së Dytë Botërore, u formuan institucionet dhe organet udhëheqëse të Komunës. Për një kohë të shkurtër kryetar i Komunës së Sllatinës u zgjodh Adem Zenel Imeri dhe sekretar Muhabi Halil Nuhiu (Drugzani) dytë sllatinas, pastaj që nga fillimi i vitit 1942 deri në gushtin e vitit 1943 komunën e udhëhoi Adem Guta nga Jezerci me sekretar ferizajasin Engjëll Gjinin profesor i gjeografisë në SHLP (Shkolla e Laltë Pedagogjike) në Shkup.

-Kryetar i radhës vije tani në vijimësi sllatinasi Xhemajl Zeqir Arifi që në popull njihej si Mulla Xhemë Sllatina teolog, i shkolluar në Shkup, ishte imam i xhamisë së Sllatinës, njëherit ai ishte edhe kryetar i formimi të “Këshillit të Gjyqit të Paqit” për rekrutimin dhe stërvitjen e vullnetarëve për Moravën e Epërme në aksione kundër serbo-çetniko-komunistëve që kishin mbytë shqiptar gjatë MJ dhe që prapë organizonin kundër shqiptarëve.

Një organizim të tillë e bëri për mbrojtjen e Mbretërisë së kufirit të Shqipërisë lindore në luftën e Velegllavës më 28 qershor të vitit 1944 dhe në luftën e Kikës më 26 korrik po të këtij viti. Mulla Xhema ishte i betuar në në komb dhe fe që të vej drejtësi për të gjithë ata që kishin bërë padrejtësi. Ai këtë betim e kishte bërë në Mitrovicë në ditën e gjymas në një ceremoni te varri i vëllaut të tij Ahmet Zeqir Arifit i cili së bashku me Sherif Vocën në dyluftim me ushtrinë e kapiten Kaliqaninit bien si dy fatos për Shqipërinë etnike. Kapiten Kaliqanini “kinse për mobilizimin e ushtrisë MJ” kishte marrë shqiptarët me dhunë në mobilizim dhe i kishte masakruar me mijëra në Mitrocicë.

-Vargu i veprimtarëve për kauzën e madhe kombëtare i sllatinasëve dhe i atyre që vepruan në komunën e Sllatinës është së tepërmi i gjatë, por unë po përmendi vetëm veprimtarët të cilët u dënuan me pushkatim, pa gjyq, me vendimin e nënshkruar nga tre anëtarët e shtabit serbo-çetniko-komunistë, ndër nënshkruesit e këtyre vendimeve ishte Vllada Popoviqi, ai ishte edhe kryetar i Komitetit Partisë Komuniste të Jugosllavisë për rrethin e Gjilanit, për të dënuarit me pushkatim, ndërsa dënimi me burgje të rënda u bë përmes gjykatave serbo-çetniko-komuniste.

-Mulla Xhemë Sllatina u pushkatua më 22 dhjetor të vitit 1944, rreth orës 21.00 së bashku me Aqif Tetovën, po ato ditë u pushkatua edhe veprimtari i madh Sylejman Imeri (Drugzani) dhe Muhabi Halil Nuhiu (Drugzani) i cili u arestua dhe pa e dërguar në burg gjatë rrugës e pushkatuan.

-Adem Guta duke i besuar vendimit të marrë të rezolutës së Bujanit të mbajtur më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe 1 e 2 janar të vitit 1944, për vetëvendosje të popullit shqiptar me drejtë bashkimit me Shqipërinë, ai në fillim të vitit 1945 u gjend në radhët e njësive të Brigadës së VII të Shaban Haxhisë, por që më 2 shkurt 1945 nën akuzën se kishte “vrarë vëllezërit serbë”, të cilën akuzë ia bëri komesari i kësaj Brigade, Nazmi Kursani, Ademi pushkatohet pa gjyq në fshatin Mramorak, i lidhur në një dru bagrei, të komunës së Kovinit në Vojvodinë. Edhe veprimtari Mehmet Arapi i cili kishte vepruar si aksionist vullnetar për çështjen kombëtare në demaskimin e serbo-çetnikëve, duke besuar edhe ky si Adem Guta iu bashkuar aradhave partizane dhe vritet në betejën e Neretfës.

-Veprimtarët e bujshëm e shqiptarëve për çështjen kombëtare që ishin dënuar me pushkatime, pastaj me vendimin e dytë të gjykatës me 20 vite burg të rëndë e disa me vendimin e tretë të gjykatës zbresin në 12 vite burg.

Në emër të popullit të Jugosllavisë, me vendimin e Gjykatës së lartë të rrethit të Prishtinës, të kryesuar prej kapetan Radosha Gjurgjeviq, kryeshef i shtabit të rrethit të Prishtinës, dhe anëtarë të shtabit Branko Gjorgjeviq dhe Mustafë Ramiqi, ndërsa proçesmbajtës Amir Stojkoviq, sekretar i Këshillit, ndërsa prokuror zyrtar i Gjykatës për akuzë Muhamet Sadikoviq, i korpusit ushtarak në Ferizaj, nga ky trup gjykues dënohen:

-Bafti Agush Hyseni nga Sllatina e Epërme, i moshuar 57 vjet, është arrestuar më 03.03.1945, dënohet me pushkatim.

-Zahir Ahmet Mustafa, nga Sllatina e Epërme, arrestohet më 01.05,1954, dënohet me pushkatim.

-Mexhid Shabi Sylejmani, nga Sodovina e Jerlive, i arrestuar më 21.03.1945, dënohet me pushkatim.

Në emër të popullit të Jugosllavisë, nga vendimet e të njejtës Gjykatë dhe nga i njëjti trup gjykues me dënime të rënda dënohen:

-Adem Zenel Imeri, nga Sllatina e Epërme, i moshuar 50 vjeçar, është arrestuar më 01.05.1945, dënohet me 20 vjet burg të rendë, por që nga torturat vdes në burun e Mitrovicës së Sremit.

-Jakup Jahir Sejdiu, nga fshati Remnik, arrestohet në vitin 1945, dënohet me 20 vite burg të rëndë.

-Zenel Musli Shabani (Imeri), nga Sllatina e Epërme, i arrestuar më 1945, dënohet me 9 vite burg të rëndë.

-Liman Emin Sylejmani, nga fshati Zllatar, i arrestuar më 1945, dënohet me 8 vite burg të rëndë.

-Sherif Bafti Zeneli nga Goshica, arrestohet më 01.05.1945, dënohet me 5 vjet burg të rëndë.

-Vehbi Shaban Aliu, nga Sllatina e Epërme, arrestohet më 1945, dënohet me 4 vite burg të rëndë.

-Mërtez Ibrahim jakupi, Sllatinë e Epërme, arrestohet më 1946, dënohet me 3 vjet burg të rëndë në Mitrovicën e Sremit.

- Tahir Xhemajl Imeri, arrestohet më 1945, dënohet me 12 vite burg, por që me vendimin e Gjykatës nr. 101/45 me 30.09.1945 lirohe nga akuza dhe nuk mban dënim.

Regjimi i terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve ishte i pandalshëm gjatë periudhës së pasluftës që karakterizohej me ndryshimet dramatike të të ashtuquajtur “Krahinës së Kosovës”. Në Kosovë nacionalizmi serb i UDB-së shfaqej haptazi dhe pa dorëza...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat