​76 Vjet nga betimi zyrtar amerikan

Historia

​76 Vjet nga betimi zyrtar amerikan

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 07:37
Arkiv

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën “Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit. Gjithashtu, shumë shkolla në SHBA e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe vënë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të SHBA-së dhe Republikës që ai përfaqëson - një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në tekstin e betimit.

Fjalët “nën Zotin” iu shtuan tekstit të betimit në qershor të vitit 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower. Në një fjalim për Ditën e Flamurit 1954, ai shtjelloi ndjenjat e tij për pozitën e religjionit në jetën publike kur diskutoi se përse donte të përfshinte fjalët "nën Zotin" në tekstin e betimit.

"Në këtë mënyrë ne po ripohojmë transcendencën e besimi fetar në trashëgiminë dhe të ardhmen e Amerikës. Në këtë mënyrë ne do të forcojmë vazhdimisht ato armë shpirtërore që do të jenë përgjithmonë burimi më i fuqishëm i vendit tonë në paqe dhe luftë”, kishte thënë Eisenhower.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat