Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij

Historia

Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij

Nga: Gjon Keka Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:59
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Në kohët antike, ka patur tregime të ndryshme se si njerëzit ,luftëtarët, mbretërit, princat etj, kanë qenë të lidhur më kafshët e tyre që ata i kishin në shërbim të tyre personal,për shembull me kuaj që kanë patur beteja në luftëra të ndryshme etj.

Shpesh disa nga ngjarjet që nga antikiteti e deri në mesjetë u atribuohen nga njerëzit për shkaqe të mbinatyrshme. Vdekja e luftëtarëve të dalluar në veçanti shoqërohet pothuajse gjithmonë me një dukuri të çuditshme. Kafshët që u shërbejnë zakonisht ngordhin, pasi shumë shpejt ata e përçmojnë ushqimin e tyre dhe dëshirojnë të kenë mall për zotërinë e tyre.

Sikur mësojmë nga bashkohësit e tij ,kronistët etj, edhe kali i mbretit arbëror Gjergj Kastrioti nuk lejojë askënd tjetër t'i vendosej në shpinë derisa të vdiste edhe ai, dhe nuk donte asnjë nga ushqimet që i ofroheshin. Kjo në fakt tregon për lidhshmërinë e tij me të zotin e tij, një lidhshmëri kjo e natyrshme

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat