Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit

Historia

Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit

Nga: Gjon Keka Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:01
Medalje kushtuar Gjergj Kastriotit

Epoka e Gjergj Kastriotit është më e arta në historinë e kombit tonë dhe të Europës, për të kanë shkruar libra e vepra të karaktereve të ndryshme të cilat janë të panumërta, pastaj janë bërë gravura, piktura, portrete, medalje, monedha etj.

Figura e kryeheroit dhe kryezotit jo vetëm të Arbërisë por edhe të Europës i ka interesuar studiuesve,historianëve,kornistëve dhe secilit që me anë të veprave e kanë ngjallë atë për të fol me shekujt, epokat e vitet në vijim deri në ditët tona.

Edhe këto dy medalje të vjetra që gjenden në muzeun gjerman në Berlin të cilat kanë qenë me parë pronë e prof.dr.Karl Asmund Rudolphi,janë në mesin e atyre shumë atyre që u tha më lartë që janë realizuar kushtuar figurës dhe veprës së këtij arbërori dhe europiani të madh.Medalja e parë mbanë këtë përshkrim:

Image
Medalje kushtuar Gjergj Kastriotit

Ballina e Medaljes: Imazhi i Georgivs Castriota Scanderbegvs(Gjergj Kastrioti Skënderbeu) në të majtë, nga ana e pasme shkruan kështu:“Fidei Defensor Indomitus et Thracum Dominator Indomabilis“(Mbrojtës i palodhur i besimit dhe sundimtar i paepur i Trakëve).Materiali i derdhur në Bronz, me dimensionet diametri 47 mm pesha 39,90 g.Prodhuar rreth vitit 1500,në Itali.

(Gjendet në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin,sipas numrit të objektit:18202738,nat/museum/dig.de/).

Medalja e dytë mbanë këtë përshkrim: Ballina:imazhi Georgivs Castriota Scanderbegvs(Gjergj Kastrioti Skënderbeu) në të majtë, nga ana e pasme pa mbishkrim.Materiali: I derdhur në Bronz me Dimensionet; diametri 36 mm pesha 17,66 g.E prodhuar edhe kjo rreth vitit 1500 në Itali.

(Gjendet në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin,sipas numrit të objektit:18216243,nat/museum/dig.de/).

Prandaj ai si në atë kohë edhe sot mbetet figurë e gjallë që flitet, shkruhet, pikturohet dhe merret si shembull model për gjeneral, pushtetarë, lider, komandant, princa, mbretër etj. Në arkiva, biblioteka ,muze të ndryshme anë e mbanë botës ruhen jo vetëm veprat, dokumentet për atë figurë, por, edhe medjale e monedha që i kushtohen kësaj figure madhore arbërore dhe europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat