Serbo-malazelët të ndërsyer nga Rusia bënë holokaustin ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Historia

Serbo-malazelët të ndërsyer nga Rusia bënë holokaustin ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Nga: Sami Arifi Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 09:36
Sami Arifi

Ky punim i quajtur “Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia 1912-1913” argumenton dhunën përmes dokumenteve arkivore të hulumtuara në Arkivat Perëndimore e posaçërisht në arkivin “Politisches Archiv des Ausveärtiges Amts” in Berlin (Arkivi politik i Ministrisë së punëve të Jashtme në Berlion), të cilat dokumente arkivore deshmojne per holokaustin e bërë të Serbisë ndaj shqiptarëve në kohën kur Shqipëria bënte përpjekje për të Shpallur Pavarësinë e saj. Serbia masakroi më se gjysmë milioni shqiptar krejt kjo e ndërsyer dhe e përkrahur nga aleati i saj Rusia...(gjerësisht në librin tim “Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia 1912-1913”.) Prishtinë,2018.

-Urrejtjen e Rusisë ndaj shqiptarëve e argumenton dokumenti i nxjerrur në dritë nga “Politisches Archiv des Ausv’rtiges Amts“ in Berlin. Aktenserien Türkei Nr. 143. R 13386. A. 9517. Dokumenti Nr. 148. Ambasada Gjermane në St. Petersburg më 6 maj 1913, poston më 8 maj 1913, diskutimin me përmbajtje të z. Sazanovit mbi Shqipërinë, qeverisë gjermane.... Ministri i jashtëm rus Sazanov, në bisedë me ambasadorin gjerman në Petersburg, thoshte se: “Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk”, dhe në të njejtën kohë shprehte urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët janë vrasës, mbytës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha si mbytës i tyre është i përshtatshëm për guvernator të Shqipërisë... (Gjerësisht në librin tim “Qëndrimi i Gjermanisëndaj çështjes shqiptare nga Kong. i Berlinit deri te Konferenca e Ambasadorëve në Londër”, Prishtinë,2016. p. 186.).

-Ky punim me titull “Holokausti i shqiptarëve nga Serbia” argumenton të vërtetën edhe përmes raportuesëve, vrojtues të drejtpërdrejt holokaustin e bërë nga ushtria serbo-malazeze ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913 publikuar në gazetat e kohës siç ishin: Publicisti, Leo Freundlich, i cili botoj edhe librin “Albanies Golgotha” i cili paraqet argumentet e bazuara në faket të ushtrisë serbo-malazeze në përpjekje për shfarosjen e tërë popullit shqiptar. Publicisti izraelit, Leo Froindlich, mahnit opinionin me librin e tij „Golgota Shqiptare“ mbi masakrat që kishte bërë Serbia mbi popullin shqiptar.

-Milan von Sufflay, profesori kroat botoi në gazetën austro-hungareze “Neue Freie Presse” më 28 nëntor 1912, ku tregohët pushtimi i ushtisë serbe deri në Durrës i përcjellë me vrasje, djegëje, therrje të grave, të smuarëve, pleqve dhe fëmijëve. Citon se: Argunentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike”.

-Raportime mjaft shqetësuese ishin edhe nga gazeta e kohës “Dely Chronicle” e 12 nëntorit 1912, ku thuhet se: therrjet masive të mijëra shqiptarëve prej serbëve janë një fakt që s’mund të kundërshtojë askush.

-Edhe Gazeta italiane nga Trieshta e 12 mars 1913 shkruan “Albanische Correspondenz”, si vijon më poshtë ku thuhet se: Lajmet që vijnë nga Tirana bëjnë të ditur se serbët nisën edhe një valë të re vrasjesh e masakrash në rrethinat e Tiranës.

-Edhe nga reportazhi i Leon Trockit, botuar në Gazetën ruse “Kievskaja Mils” në dhjetor të vitit 1912, ku citon për mijëra masakta të bëra në qytetin e Shkupit në gra fëmijë të smuar e pleq...

Informimet përmes publicistëve mbi holokaustin e shqiptarëve të bërë nga Serbia gjatë luftërave ballkanike ishin me qindëra e qindëra të raportuara për opinion bazuauar në vrojtimet e tyre të drejtpër së drejti për Golgotën Shqiptare të bërë nga aparati shtetëror i Serbisë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat