Enver Hoxha, arsyet pse hodhi poshtë marrëveshjen me Ballin në Mukje

Historia

Enver Hoxha, arsyet pse hodhi poshtë marrëveshjen me Ballin në Mukje

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Diku mes Krujës dhe Tiranës, në lartësinë e vargmalit që kulmon me Dajtin, gjendet fshati Mukje.

Pikërisht në hyrje të fshatit, tashmë të mbetur me rreth 10 familje, përmidis një parcele me ullinj qindra-vjeçarë, rreth 80 vite më parë, në fillim të gushtit 1943, është luajtur një nga kapitujt më përcaktues të gjithë zhvillimeve shqiptare të Luftës së Dytë Botërore.

Dy organizimet më të rëndësishme të rezistencës antifashiste, Këshilli Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar, tentuan të bashkoheshin në një front të përbashkët për të marrë në duar fatet e vendit.

Siç është e njohur për të gjithë, marrëveshja edhe pse u nënshkrua nga të zgjedhurit e të dy palëve, u hodh poshtë nga Enver Hoxha. Në këtë periudhë ai instruktohej dhe dominohej nga dy emisarë komunistë jugosllavë, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, të cilët mbanin lidhje të vazhdueshme dhe zbatonin politikat e Josip Titos me lëvizjen Nacional-Çlirimtare shqiptare.

Pas refuzimit të komunistëve për bashkëpunim, ngjarjet janë sërish të njohura. Mes Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar do të krijohej një çarje e madhe dhe në realitetet e reja të krijuara, të dyja palët, sidomos për shkak të luftës për pushtet, do ti vinin pushkën njëra-tjetrës.

Qysh nga kohë, sidomos njerëzit e Ballit Kombëtar, por jo vetëm, e kanë konsideruar ndarjen që prodhoi Mukja jo vetëm si një shans të humbur për bashkimin e gjithë shqiptarëve në luftë kundër fashizmit, por edhe si një vëllazërim të zbuar, që do të shmangte luftën e egër për pushtet, që shpesh quhet edhe luftë civile…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat