Flini gjumë në një dhomë të ngrohtë dhe vuani nga kolla e natës?! Këto katër truke do t’ju ndihmojnë, një prej tyre është konsumimi i çokollatës

Këshilla mjekësore

Flini gjumë në një dhomë të ngrohtë dhe vuani nga kolla e natës?! Këto katër truke do t’ju ndihmojnë, një prej tyre është konsumimi i çokollatës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Ajri i thatë në kohën e gjumit është makthi më i madh

Moti i ftohtë i sjell gëzim dikujt, por një gjë është e sigurt. Moti i ftohtë, më saktë sezoni i ngrohjes, sjell me vete një nivel të reduktuar të lagështirës në ajër, që është burim potencial i shumë problemeve.

Është një besim i rrënjosur që lagështia shkakton shumë probleme shëndetësore dhe se zvogëlimi i lagështisë mund të sjellë vetëm të mira.

Makthi më i madh është pa dyshim kolla e thatë që na prishë gjumin.

Në vijim të këtij teksti po ju sjellim katër mënyra të thjeshta për ta parandaluar këtë dukuri.

Lagështues ajri

Përdorni lagështuesin e ajrit. Disa ngrohës kanë një rezervuar uji që shërben për të parandaluar tharjen e ajrit. Në radiatorë mund të vendosni enë të posaçme që mbushen me ujë dhe janë thjesht të instaluara në radiator, nuk zënë shumë hapësirë dhe nuk mund të derdhen.

Tekefundit, mund të vendosni një tenxhere me ujë mbi radiator. Provojeni. Problemin me kollën mund ta eliminoni. Shtoni disa pika vaj mente dhe merrni një freskues të mrekullueshëm të ajrit.

Hiqni ngrohësit

Shmangni gjumin nën ose pranë ventilatorëve dhe kondicionerëve, si dhe pranë ngrohësve elektrikë, veçanërisht atyre që funksionojnë me një sistem shkarkimi të ajrit të nxehtë. Pluhuri dhe grimcat e tjera grumbullohen në brendësi të tyre me kalimin e kohës, të cilat i thithni gjatë natës dhe për këtë arsye kolliteni.

Shmangni sprejet

Shmangni përdorimin e parfumeve, freskuesve të dhomës dhe spërkatësve tjerë në dhomën ku flini.

Hani pak çokollatë

Qe një justifikim i mirë për të shijuar këtë ushqim që të gjithë e duam dhe shpeshherë e fajësojnë për mbipeshën. Çokollata, kakao dhe shumë ëmbëlsira me çokollatë përmbajnë teobrominë, një substancë që mund të zvogëlojë aktivitetin e nervit vagus që shkakton kollitjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat