Ne nuk mund ta ndalojmë kohën, por mund të bëjmë shumëçka që mosha të jetë vetëm numër dhe që cilësia e jetës të mos ndryshojë. Sot, mjekësia e mundëson një gjë të tillë!
Para 20 vitesh një grua mbi moshën 50 vjeçare preokupim kryesor e kishte që të kujdeset për nipa e mbesa, kurse veten e saj e kishte në plan të dytë. E sot? Sot, shumëçka ka ndryshuar! Ka zhvillime edhe në mjekësi.
Pas moshës 50 vjeçare, për shkak të zvogëlimit të estrogjenit, fillojnë ndryshimet në krejt trupin e sidomos në vaginë, vulvë dhe në fshikëzën urinare. Për shkak të rënies së estrogjenit vagina është e thatë, e irituar dhe rigjide.
Ndryshimet hormonale shkaktojnë një seri të simptomave që quhet GSM (Sindromi Genitourinar Menopauzal).
GSM është një term i ri. Është paraqitur në vitin 2014 nga ekspertët e NAMS (Shoqata e Amerikës Veriore e Menopauzës) dhe ISSWSH (Shoqata Internacionale për Studimin e Shëndetit Seksual të Grave). Ata paraqitën këtë term për t’i përmbledhur simptomat gjenitale, seksuale dhe urinare që shfaqen për shkak të rënies së vlerês së estrogjenit.
GSM manifestohet me:
• Tharje, djegie dhe iritim në zonën gjenitale
• Marrëdhëniet seksuale shoqërohen me dhimbje dhe diskomfort për shkak se mungon lubrifikkmi i vaginës
• Nevoja urgjente për të urinuar, djegia gjatë urinimit si dhe infeksionet e shpeshta urinare.
Simptomat e GSM nuk janë pasojë e infeksionit ose alergjisë.
GSM është një gjendje që theksohet me kalimin e viteve, por këto ankesa mund të trajtohen me sukses.