Katër truket e shkëlqyera për pastrimin e qilimave që të gjithë duhet t’i dinë

Life style

Katër truket e shkëlqyera për pastrimin e qilimave që të gjithë duhet t’i dinë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:25
Ilustrim

Pastrimi me fshesë korrenti është diçka që të gjithë dimë ta bëjmë, por ka edhe truqe për ta çuar aftësinë tuaj në nivelin tjetër

Ja se si të freskoni ajrin, të hiqni gungat në qilim dhe të gjeni stolitë e humbura – të gjitha me ndihmën e një fshesë me korrent.

Zgjidhni problemin me erën e keqe

Qilimat shpesh mbajnë erë të keqe. Për t’i freskuar tepihët, spërkatni sodë buke në qilim dhe lëreni të qëndrojë për disa orë për të thithur aromat (gjatë së cilës kohë mbani fëmijët dhe kanakarët shtëpiakë sa më larg).

Pastaj pastroni me fshesë elektrike sodën e bukës.

Gjeni bizhuteri të humbura

Merrni çorape të vjetra dhe vendosni mbi vazhduesen e grykës së fshesës suaj, pastaj sigurojeni me një shirit gome. Pastrimi me fshesë do t’ju ndihmojë të gjeni bizhuteri të rëna mbi tepih, ndërsa çorapi parandalon që ajo të depërtojë në vakumin e fshesës.

Freskoni ajrin

Vendosni disa pika vaj esencial mbi leckën e pambukut, si një livandë qetësuese ose një limon freskues. Vendosni vatë pambuku në rezervuarin e fshesës me korrent, ajo do të lirojë një erë delikate gjatë pastrimit, shkruan RealSimple.

Rregulloni vendet e shtypura në tepih nga mobiliet

Provoni këtë truk: vendosni një ose dy kube akulli në ato vende, pastaj lëreni të shkrihen plotësisht. Ndërsa akulli shkrihet, uji ngadalë do të ringjallë fijet.

Thani zonën, pastaj pastroni me fshesë elektrike vendin dhe ato vende të shtypura do të zhduken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat