Aknet vagjinale dhe trajtimi i tyre

Life style

Aknet vagjinale dhe trajtimi i tyre

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Po, aknet vagjinale ekzistojnë dhe janë shumë irrituese.

Çfarë është më keq se një puçërr në fytyrë? Një në vagjinën tuaj, shkruan “TeenVogue”.

Aknet vagjinale janë shumë reale dhe shumë irrituese, por nuk ka nevojë që të trajtohet si një gjë e frikshme sepse nuk janë aq të vështira për tu trajtuar sa mund të tingëlloi.

Gjinekologia Sherry Rose, thotë se të gjitha femrat duhet të kujdesen për vagjinat e tyre po aq shumë sa kujdesen për fytyrën e tyre.

Kjo zonë është shumë e ndjeshme si shkak i qimeve dhe papastërtive që mbeten si shkak i urinës.

Edhe këto akne njëjtë si ato në fytyrë mund të trajtohen, por sigurisht, duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe dermatologun.

Ato mund të jenë mjaftë të sikletshme sepse shkaktojnë dhimbje, djegie dhe kruarje. Nëse përballeni me këtë tip të akneve, ju nuk duhet të keni turp të vizitoni specialistët.

Marrëdhëniet seksuale gjithashtu do të jenë shumë të dhimbshme nëse ju keni këtë lloj të akneve, prandaj preferohet që gjatë trajtimit të tyre të mos kryhen marrëdhënie.

Këto akne janë pasojë e çrregullimeve hormonale, pra, nuk është mungesa e pastërtisë që i shkakton, por ajo mund ta përkeqësoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat