Si të përgadisni tonikun e fytyrës me kastravec

Life style

Si të përgadisni tonikun e fytyrës me kastravec

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

Kastraveci është i ditur të ketë shumë efekte pozitive në lëkurën tuaj dhe është një tonik shumë i mirë.

Kastraveci ofron shumë përfitime për organizmin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti.

Këto përfitime merren duke e ngrënë këtë perime, shtrydhur ose aplikuar direkt në lëkurë.

Si të përgatisni tonikun e lëkurës me kastravec

Ekspertët rekomandojnë që të qëroni kastravecin dhe ta përzieni në mikser me pak ujë. Më pas, masën e qullët kullojeni në një napë të pastër.

Lëngun futeni në një shishe të vogël spërkatëse dhe ruajeni në frigorifer. Këtë tonik mund ta përzieni edhe me lëng limoni dhe ta lyeni fytyrën me të.

Maskë me kastravec për lëkurë të thatë

Ju mund të përzieni në mikser kastravecin me tërshërë pluhur dhe mjaltë. Lajeni fytyrën dhe më pas aplikoni një shtresë të trashë të maskës.

Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Ndërkohë që mbani maskën, mund të vendosni dy feta kastraveci mbi sy për një trajtim fantastik për lëkurën.

Kastraveci jo vetëm që do të freskojë lëkurën por edhe do të largojë rrathët e zinj të syve, do të zbardhë lëkurën dhe do t’i japë asaj nur e shkëlqim rinor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat