Ja prova që televizorët inteligjentë na përgjojnë

Life style

Ja prova që televizorët inteligjentë na përgjojnë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Të çmendur pas një televizori të ri, i cili nuk ka nevojë për telekomandë, por që merr komandat nëpëmjet zërit?

Ndoshta tashmë duhet të ndryshojmë mendim…

Kompani Samsung ka konfirmuar se “TV e zgjuara” të prodhuara prej saj, mund të dëgjojnë klientët në të gjithë botën, prandaj ajo i ka lajmëruar blerësit që të mos dikutojnë informacione personale, kur janë pranë pajisjeve televizive.

Kompania ka treguar se komanda e aktivizuar me zë në TV inteligjente të prodhuara, mund të kapin bisedaa që bëhen pranë tyre.

Më pas pajisjet televizive mund ta ndajnë informacionin duke përfshirë dhe të dhëna të rëndësishme, me Samsung, ose dhe me palë të treta.

Lajmi i bë i ditur fillimisht pasi Shane Harris, nga “The Daily Beast”, vuri në dukje linjën shqetësuese në lidhje me privatësinë e Samsung-ut. “Ju lutem, bëni kujdes për çfarë flisni, veçanërisht për informacionet tuaja personale pranë pajisjeve, ato mund të përgjohen dhe më pas të transmetohen tek palët e treta.”

Samsung ka bërë një deklaratë ku ka sqaruar se në rast se “një klient lejon përdorimin e komandës së njohjes së zërit, kjo e fundit mundësohet nga një palë e tretë, e cila bën identifikimin e zërit dhe bën kërkimin në pajisje”.

”Në këtë kohë zëri dërgohet në server, i cili kërkon për zbatimin e kërkesës dhe më pas aplikon atë në TV.”, ka sqaruar kompania, duke shtuar se të dhënat nuk ruhen apo shiten.

Por ajo nuk ka përmendur gigandi i teknologjisë, është pala e tretë, e cila traskripton fjalët e përdoruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat