Çfarë po ma dëmton lëkurën time?

Life style

Çfarë po ma dëmton lëkurën time?

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Ilustrim

Të gjithë ankohemi se kemi probleme me lëkurën e fytyrës. Por jo të gjithë arrijnë të kuptojnë se ndoshta ne jemi fajtorët.

Më poshtë ju zbulojmë disa nga gabimet që ne bëjmë:

1. Larja e shpeshtë e fytyrës

Kjo sjell tharjen e lëkurës dhe dëmtimin e saj.

2-Përdorimi i shumë produkteve në të njëjtën kohë
Pjesa më e madhe mendojnë se përdorimi i disa produkteve do përshpejtojë pastrimin e fytyrës. Mirëpo kjo është tepër e gabuar. Eshtë më mirë të përdorni vetëm një produkt.

3- Përdorimi i shpesht i scrub-it

Scrubi është i nevojshëm për pastrimin e lëkurës së vdekur dhe pikave të zeza, por nëse tejkalohet masa e saj do të jepte rezultate agresive për fytyrën.
4-Make up-i në fytyrë

Mos flini kurrë me grim në fytyrë. Make-up bllokon poret duke i mbushur ato me papastërti e duke krijuar akne më pas.
5-S’pini ujë!

Pirja e shpeshtë e ujit jo vetëm ju ndihmon të humbisni peshë dhe të jeni shëndetshëm por edhe kujdeset për lëkurën tuaj.
6-Dietë e varfër ushqimore

Konsumimi i ushqimeve te yndyrshme apo sheqernave ka ndikim të menjëhershëm në fytyrë. Jeshillëqet janë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat