Femrat inteligjente kanë një gjë të përbashkët

Life style

Femrat inteligjente kanë një gjë të përbashkët

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Femrat inteligjente kanë më shumë shanse për të konsumuar alkool në mënyrë të rregullt.

Një lidhje e ngjashme vihet re edhe tek meshkujt megjithatë kjo lidhje është më e dobët tek këta të fundit.

Të dhënat vijnë nga një studim të realizuar nga Shkolla Ekonomike e Londrës, ku ekspertët analizuan jetën e qindra femrave dhe meshkujve të moshës 39 – vjeçare, të gjithë të lindur në Britani, gjatë të njëjtës javë, në 1970 – ën.

Në fund, shkencëtarët dolën në konkluzionin se sa më inteligjente dhe e edukuar të jetë një femër, aq më shumë gjasa ka për të konsumuar alkool thuajse çdo ditë dhe ta pranojë se ka probleme për shkak të këtij vesi.

Sipas autorëve të këtij studimi, arsyet janë të ndryshme.

Këto femra kanë njëkohësisht tendencën për të bërë fëmijë në moshë më të madhe, duke shtyrë kështu përgjegjësinë e të qenit nënë.

Rrjedhimisht ato kanë jetë sociale më aktive se bashkëmoshataret prind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat