Jepini rëndësi vetes në një marrëdhënie

Life style

Jepini rëndësi vetes në një marrëdhënie

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:56
Ilustrim

Ndjenja e të qenit viktimë e një narcizisti, veçanërisht në sferën sentimentale, nuk duhet të bëhet justifikim për të mos e bërë personalitetin tonë të rëndësishëm në marrëdhënie.

Të gjithë e dinë kuptimin e termit “narcizëm” dhe në veçanti se nga vjen ai. Miti i Narcisit është një nga më të njohurit dhe megjithëse ka pasur disa versione, nga ato Helene te ato Romake, mesazhi i tij është gjithmonë i njëjti: një lloj paralajmërimi moral për të rinjtë që të refuzojnë dashurinë e të tjerëve ashtu siç e duan ata.

E di, e kam ulur mitin pak në kockë, por ky është kuptimi që ai është përpjekur të rrënjosë në mendjet e qenieve njerëzore për shekuj me radhë. Dashuria e tepërt për veten na bën të mos shohim dashurinë e të tjerëve dhe të trajtojmë keq njerëzit që na tregojnë këtë ndjenjë fisnike dhe të shëndetshme.

Që mitet kanë një mësim themelor moral kjo tashmë është e ditur që nga kohërat antike dhe kjo është arsyeja pse ato ishin një pjesë integrale e të mësuarit të çdo të riu që vendosi të ndiqte një kurs studimi. Sidoqoftë, jo vetëm letërsia, por edhe Frojdi u kujdes për mitet antikë në epokën moderne. Ai përdori gjerësisht mitet antike për të shpjeguar atë që vëzhgoi në klinikën e tij dhe për të riformuar mënyrat e vjetra të katalogimit të psikopatologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat