Lëkura e shegës bën mrekulli për puçrrat

Life style

Lëkura e shegës bën mrekulli për puçrrat

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:08
Foto Ilustrim

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor, antioksidantë, etj., shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese

Mirëpo ajo është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për lëkurën, sidomos nëse është e inflamuar dhe e tejmbushur me puçrra.

Përbërësit me veti antibakteriale dhe antioksidantët e shegës luftojnë gjithashtu papastërtitë e lëkurës dhe infeksionet e mundshme.

Living ju propozon një maskë shumë interesante që duhet ta përdorni sa më shpejt meqë jemi në sezonin e shegëve.

Përbërësit:

∙ 2 shegë me madhësi mesatare,
∙ 1 lugë gjelle uthull molle, dhe
∙ 2 luge gjelle lëng limoni.

Qërojini dy shegët dhe kaloni në blender lëkurën, të cilën duhet ta vloni paraprakisht për 5 minuta, dhe një pjesë të kokrrave.

Shtoni lëng limoni ose uthull molle derisa të krijohet një masë kremoze.

Aplikojeni këtë maskë aty ku keni akne ose puçrra dhe lëreni që lëkura ta absorbojë plotësisht.

Duhet ta mbani në fytyrë për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet natyralisht.

Do të habiteni me rezultatin që pas dy javëve të para të përdorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat