Pse disa çifte ngjajnë sikur të jenë motër e vëlla

Life style

Pse disa çifte ngjajnë sikur të jenë motër e vëlla

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Ne ndeshim shpeshherë me faktin që shumë çifte të martuara duken më shumë si vëlla e motër sesa si partnerë mes tyre.

Dhe supozojmë se kjo ndodh ngaqë ata kanë shpenzuar shumë kohë së bashku, aq sa marrin hijen e njëri-tjetrit. Madje, kur fillojnë të vishen njëlloj dhe marrin veset e njëri-tjetrit, ne mendojmë se edhe kjo është një gjë shumë këndshme, shkruan “Cosmoplitan”.

Por kur karakteristikat e tyre janë aq të ngjashme saqë duken si binjakë?!

“Elite Daily” raporton se në sajë të një studimi mjekësor, është bërë e ditur arsyeja e kësaj dileme. Dhe përgjigja është: “Për shkak se çiftet e martuara mund të kenë gjene të ngjashme mes tyre. Po, pikërisht”.
Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit, kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën origjinë.

Para ditëve tona, udhëtimeve të lira dhe flirtimeve online, njerëzit nuk kishin në të vërtetë ndonjë zgjidhje, përveçse të lidheshin (dhe riprodhoheshin) me njerëzit brenda komunitetit të tyre lokal.

Botuar në “PLOS Genetics”, studimi gjeti modelin e çifteve të bardha që martoheshin dhe që kishin fëmijë brenda tyre si një zakon i përsëritur me kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat